Rruga e “ferrit” drejt plazhit të Durrësit dhe menaxhimi i hapësirave publike.

Rruga “Pavarësia”, që të con në Plepa, mbetet ferr për drejtuesit e automjeteve, për shkak të trafikut të rënduar. Ata thonë, se në vend që të zgjerohen rrugët, drejtuesit qendrorë e lokalë i kanë ngushtuar ato.Edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka bërë të njejtën gjë. Por edhe pasi mbërrin në plazhin e Durrësit, konstaton, se nuk ka plazhe publike si në të gjithë botën. Kudo duhet të paguash, edhe për të marrë rreze dielli.

Sauk, magazina e vjetër i rrezikon shtëpinë, në qiell të hapur në pritje të burokracive.

Albana Xhelali ankohet në emisionin “Stop”, se prej 10 ditësh është detyruar të lerë banesën e saj në Sauk, pasi rrezikohet nga shembja e një magazine të vjetër aty pranë.Ajo thotë, se specialistët e njësisë numër 2 kanë bërë verifikimet dhe e kanë shpallur emergjente situatën e saj. Administratori i njësisë Elez Gjoza, shpjegon, se ka bërë pjesën e tij të përgjegjjësisë, duke e referuar rastin te zyra e emergjencave civile në Bashkinë e Tiranës.Ndërsa drejtori i kësaj zyre Erion Koka,i ka nisur shkresë IMT-së për vendimin e prishjes së magazinës. Derisa shteti të përfundojë gjithë burokracitë,Albana Xhelali, duhet të flejë në qiell të hapur…?!

Solidaritet në “Stop”, hitparade i absurdit.

Nisma e emisionit “Stop”, “Dhuro një karrocë” këtë herë i ka zgjidhur problemin zonjës Zanete Cenollari në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.Ndërsa shoqata e Motorristëve të krishterë, ka dhuruar një krevat ortopedik për zotin Besnik Shijaku, banor i kryeqytetit. Në këtë pjesë të emisionit, vijnë dhe foto e video me protagonistë qytetarët, në rubrikën e përjavshme “hitparade i absurdit”.