Masa për abuzuesit e prerjes së druve dhe problematika e cirkut.

Në emisionin e dy ditëve më parë “Stop” transmetoi pamjet e kamionëve me dru, që zbrisnin nga Linza. Inspektoriati shtetëror i mjedisit dhe pyjeve, njoftoi, se ka liruar nga puna dy punonjësit, Dashamir Koltraka dhe Ilmi Hoxha. Kryeinspektori Ergys Agasi ka falenderuar emisionin “Stop” për denoncimin.Më pas në studion e emisionit është i ftuar Reshat Ibrahimi, kreu i sindikatës së cirkut. Ai flet lidhur me problematikën e këtij institucioni dhe përmbarimit, që kërkon të ekzekutojë vendimin e Gjykatës së lartë, për heqjen e tendës, që ndodhet në pronë private.

Masakra mjedisore e rradhës, si grryhen cdo ditë shtratet e lumenjve.

Ajo, që po ndodh me shtratet e lumenjve, është një tjetër masakër mjedisore, që konsumohet cdo ditë nën hundën e institucioneve shtetërore. Një vëzhgim i “Stop” tregon grryerjen në lumin Mat, përgjatë rrugës Tiranë-Lezhë.Bujar Shpendi, specialist në drejtorinë e baseneve në Lezhë, thotë, se firmat që ushtrojnë aktivitetin në shtratet e lumenjve, janë me leje, që bazohet në urdhrin e Ministrisë së Bujqësisë të shkurtit 2017, për rehabilitimin e tyre.Por drejtori i politikave të baseneve ujore, Arben Pambuku, shpjegon, se urdhri i ministrit është keqinterpretuar dhe firmat abuzojnë, duke marrë inerte, që duhet të përdoreshin për rehabilitimin e lumenjve.

Euroteam dhe historiku i krimit mjedisor, që ka konsumuar.

Disa ditë pas shpërthimit të skandalit të kompanisë Euroteam dhe administratores Mirela Topulli, kjo e fundit, ka pretenduar në një portal pa emër, se gjithcka është e qëllimshme dhe kompania e saj ka dalë e pastër nga kontrollet. Këtij pretendimi “Stop” i vë përballë historikun “e pasur problematik” të “Euroteam” me inspektoriatin shtetëror të mjedisit dhe pyjeve. “Euroteam” është gjobitur disa herë, për mospërmbushje të detyrimeve ligjore. Vec kësaj, Topulli pretendon, se nuk ka hedhur mbetje në Erzen, por në kantierin e një kompanie, me të cilën bashkëpunon.Në fund, ajo thotë, se ka shkuar vetë në polici dhe nuk është në kërkim. Kjo gjë bie ndesh me komunikatën e policisë së datës 6 korrik, ku thuhet, se po punohet për kapjen dhe shoqërimin e Mirela Topullit.