STOP – EMISIONI 225 (SEZONI 2)

Emision: 13.07.2017


Ndotja e lumenjve dhe reagimi mjeran i Ministrisë së Shëndetësisë për Euroteam.
Një video me ndotjen e tmerrshme në lumin Shkumbin shfaqet në nisje të emisionit të sotëm. Më pas disa fot me kazanë plehrash në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në mes së sezonit turistik. Në emisionin e dy ditëve më parë “Stop” transmetoi pamjet e kamionëve me dru, që zbrisnin nga Linza. Inspektoriati shtetëror i mjedisit dhe pyjeve, njoftoi, se ka liruar nga puna dy punonjësit, Dashamir Koltraka dhe Ilmi Hoxha. Kryeinspektori Ergys Agasi ka falenderuar emisionin “Stop” për denoncimin.Plot 4 ditë pas transmetimit në ‘Stop” të megaskandalit të kompanisë së përpunimit të mbetjeve të rrezikshme Euroteam, Ministria e Shëndetësisë hartoi një deklaratë, që nuk thoshte asgjë, nuk merrte asnjë përgjegjësi dhe jepte zgjidhje, se c’do të bëhet me mbetjet që duhet tëe trajtonte Euroteam.

Fiton me gjyq të drejtën për 21 paga, ZA Kamëz nuk i jep paratë.
Dritan Dervishi tregon në “Stop”, se në mënyrë të padrejtë e hoqën nga puna, si roje në shkollën “Vllazërimi” në Babrru. Ai e coi cështjen në gjyq dhe Gjykata e shkallës së parë dhe ajo e Apelit i njohën të drejtën e 21 pagave dëmshpërblim.Por në ZA Kamëz thonë, se paratë do t’i marrë më këste. Pas ndërhyrjes së “Stop” në MAS dhe letrës së saj për likujdim, Dritan Dervishi merr paratë që i takojnë dhe falenderon emisionin “Stop” për këtë.

Apel për ndihmë dhe mbështetje për të pamundurit në “Stop”.
Xhemile Agiçi në e 4 fëmijëve gjatë momentit të lindjes të binjakëve, pësoi Insuficiencë kardiake.Mjekët e QSUT-së, i kanë thënë, se i vetmi shpëtim për të, është transplanti i zemrës jashtë Shqipërisë. Xhemilja dhe Bledi, bashkëshorti, i janë drejtuar emisionit ‘Stop” për ndihmë. Redaksia e programit dhe “fundjava ndryshe” kanë ndihmuar disa familje të varfra në zonën e Kamzës dhe Valiasit.Shkëlzen Krajku i “fundjavës” thotë, se bashkë më “Stop” kanë shprehur solidaritetin me familjet Dusha, Hida, Shima, Veshollari e Myrto.

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*


Emisione