Kontrata me qytetarët dhe QSUT si varrezë për ambulancat.

Fundjavën e shkuar kryeministri Rama firmosi kontratën e bashkëqeverisjes me qytetarët. Shefi i qeverisë tha, se qytetarët do të kenë të drejta si edhe deputetët, për t’i kërkuar llogari qeveritarëve. Mbi këtë argument, Renaldo ka realizuar intervista me humor me deputetë, zyrtarë socialistë dhe qytetarë, që morën pjesë në aktivitet. Në muajin qershor “Stop” tregoi, sesi QSUT po shndërrohej në “varrezë” për autoambulancat. Sot kjo “varrezë” ka marrë zgjerim, duke u shtuar me dy mjete të reja.

Kempi i mbijetesës, që kushton plot 1 milionë lekë.

Objekt i kamerës së fshehtë të emisionit “STOP” është mënyra e marrjes së kempit, duke paguar plot një milion lekë të vjetra nën dorë. Një qytetar, që ka mbetur pa dorë në vitin 1997, është përjashtuar nga përfitimi i kempit me ligjin e ri.

Mjeku i Pukës, njëkohësisht kreu i KMCAP Pukë, Florian Paloka i merr këto para, i fut në çantë, duke kërkuar të mos ketë dëshmitarë të skenës dhe bën sekserin pranë KMCAP-it qendror, që qytetarit t’i rinjihet kempi. Para komisionit qytetari konsiderohet me të dyja duart të prera.

Një qytetar i Pukës i është drejtuar emisionit “STOP” për të denoncuar Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve, pasi ai në vitin 1997 ka humbur një dorë, por është përjashtuar nga përfitimi i kempit me ligjin e ri.

Mjeku Florian Paloka, gjithashtu kreu i KMCAP Pukë, i ofron ndihmë, por në këmbim të parave. Pasi komunikon dhe me një komisioner të KMCAP-së Tiranë, ai merr rolin e  sekserit, duke ai i kërkuar personit me aftësi të kufizuara 1 milionë lekë të vjetra.

Doktori

Ça bone?

Qytetari – Hajde këtu! Si ia kalove? U lodhe, a?

Doktori

A je? Ça bone?

Qytetari – Hiç për zotin!

Qytetari – A di gjë, kur e kam komisionin? Jo.

Doktori

S’e di! Kam ra 300 muj ditë. Më thanë një herë, ashtë… kaq e aq, tërr e vërr. Thashë të vijnë … të interesohet, është më mirë ta ninë vetë, me veshët e vet.

Qytetari –

A kena me taku atë?

Doktori –

Jo, mo! Po të çoj aty një herë. Të shofim datën një herë. Masanaj shofim, është problemi të shofim datën. I thashë: “Jam t’u prit i djalë, që ka kshu, kshu hallesh, kshu problemesh, hallexhi. Shif, kam qef me e ndihmu, me e ndihmu në mujsha”.

Qytetari – A e ke taku atë që do i japim lekët?

Doktori –

E kam taku, e kam nejt me të. Është e vështirë puna e atyre. Kanë frikë, kanë shumë frikë. Ta gjejmë datën një herë, mrapa e gjejmë.

Qytetari –

Po me ia dhënë lekët më para atij të komisionit?

Doktori –

Xxx mos më ban pyetje kot! Ti s’ke nevojë me ma bo kurrë i pyetje. Dakord je?

Qytetari

Po! Në rregull.

Doktori –

Po e bamë, do ta bojmë pa pyetje. Edhe pa fol hiç, tak.

Qytetari –

Ok!

Doktori

Edhe do të them bahet, s’bahet. A më kuptove?

Qytetari

Ahaa.

Doktori

S’ka nevojë këtu me u përfshi as komisioni, as stërkomisioni. Ka nevojë na me krye punë.

Qytetari – Në rregull!

Doktori

Në e bëfsha, mirë! S’e bojsha, ne shnosh!  Na me zor s’mund t’i bimë kujt më qaf.

Qytetari – Jo, jo!

Doktori –

Shumë e vështirë është. Jo e vështirë, po super e vështirë.

Doktori –

Atë ditë, që të vish në shtatë e gjysëm, ke për të qënë para asaj derës, aty ku thotë kempi epror. Je tu më nigju?

Qytetari – Po!

Doktori –

Ke me taku një burrë nja 60 vjeç. Është si tullac, është tullac, nja 60 vjeç, një burrë trup mesatar është. Ke me i thanë emrin tim, jam i filanit. A më kuptove?

Qytetari – Po!

Doktori

Ti ke punë veç me shku aty. Më shtatë e gjys me qenë me … aty në mëngjes. Masanaj, të tjera duhen gjëra përpara me i akordu.

Qytetari – A don para lekët?

Doktori

S’bëhet llaf, se s’kam si me i than burrit t’huj. Ti duhet me i pru… Me sa jena sot?

Qytetari – Sot X më duket.

Doktori –

Më X! Nejse, unë kam kujtu se ti i bin sot, po nuk prish punë.

Qytetari – Ndoshta më vonë. Të shkoj, t’i marr te…

Doktori –

I merr këtu?

Qytetari – Po!

Doktori –

Po, në i marrsh këtu, aq më mirë!

Qytetari – A takohena ma vonë?

Doktori

Ma

vonë! E unë kryj punë me burrin e huj direkt.

Denoncuesi merr paratë dhe shkon te spitali i Pukës për t’ia dorëzuar mjekut Paloka.

Doktori –

Unë jam tu dal te kirurgjia. Bisedo me Xxxx! Unë jam tek shkallët.

Hajde me mu! Pse më ke pru njerëzit? S’du asnjë njeri me vete!

Doktori –

Futi cetu! (këtu)

Qytetari – A je tu i numëruar?

Doktori –

S’jam tu i numëru, hë i q… robt!

Qytetari – Në rregull!

Doktori

Na ec puna, e ke të mbarume! S’na eci, i ke…

Në fund shkon te Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve Tiranë, ku përballet me kryetarin 60 – vjeçar, i cili ishte dhe personi që i kishte treguar mjeku Florian Paloka.

Kryetari

Xxx si je? Protezë nuk ke vënë?

Qytetari – Jo!

Kryetari

Nuk ke vënë. Kur i ke prerë duart?

Qytetari – Në 97-tën.

Kryetari

Ti s’ke ndonjë gjë, ndonjë aktivitet ndonjë punë, nuk ke? Nuk punon dot?

Qytetari – Jo!

Kryetari

Ku banon?

Qytetari – Në Pukë.

Kryetari

Ok! Po mirë, shko atëherë!

Qytetarit i njihet kempi, pasi komisioni i KMCAP-së Tiranë e konsideroi invalid pa të dy duart, duke justifikuar në këtë mënyrë ligjin e ri.

E rrallë,21 muaj në koma, por duhet të hapë gjyq për të marrë kempin.

Pashk Lazri, një qytetar nga Shkodra, tregon se prej 21 muajsh, i vëllai, Dedë Frrok Lazri ka kryer një operacion në kokë dhe është invalid i plotë. Pashku është përpjekur t’i sigurojë kempin, por e ka të pamundur, pasi duhet vetë personi ose një prokurë prej tij.

Një video e pacientit nga spitali numër 5, ku ndodhet i shtruar, dokumenton se ai as nuk flet e as nuk lëviz. Gazetarja e emisionit “STOP” dhe Pashku shkojnë bashkë në ISSH Shkodër, degën e përfitimeve dhe KMCAP Shkodër, por përgjigja përfundimtare është që ky rast zgjidhet vetëm me gjyq.

“Problemi im i madh është se unë kam vëllain të shtruar në spitalin numër 5 në Tiranë, prej 21 muajsh. Është bërë operacion në kokë dhe është invalid i plotë. Vajta të Agjencia e Sigurimeve Shoqërore, por nuk pranoi dokumentacionin dhe më vonë,  në një shkresë thotë që nuk lejohet, duhet vetë personi ose prokurë e posaçme noteriale.”

Pashku tregon se ka shkuar edhe te Komisioni Mjekësor i  Caktimit të Aftësisë për Punë Shkodër për të kërkuar dy specialistë, që të shikonin gjendjen e të vëllait, por iu tha se nuk ishin dorëzuar dokumentet. Vëllai i tij, Dedë Pashku ndodhet prej 21 muajsh në spital pa kryer asnjë lloj lëvizjeje dhe nuk ka mundur të marrë kemp për asnjë ditë të vetme.

Qytetari- 

Personi, i cili është në krahun e djathtë, është vëllai im, Dedë Lazri, i cili është shtruar në spital më datë 27 Dhjetor 2015. Është operuar në 6 Janar 2016. Që nga ajo ditë e deri më sot, vazhdon e njëjta gjendje. Siç e shikoni në video, nuk lëviz, nuk flet.

Gazetarja e emisionit “STOP” së bashku me denoncuesin iu drejtuan Agjencisë së Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku komunikon me inspektoriatin e saj, Ardjan Celepija.

Gazetarja – Nga institucioni juaj i është thënë që, që të përfitojë pënsionin, duhet të dorëzohen dokumentat nga vetë personi.

Inspektori – 

Ose i autorizuar me një prokurë…

Gazetarja – Ose i autorizuar me një prokurë të posaçme. Tani personi, shiko zotëri, në të tilla kushte ndodhet.

Inspektori – 

Unë e kam të qartë krejt këtë. E di. se ma ka thënë … unë i besoj atij. Dy rrugë janë: o personi, ose i autorizuar me prokurë. Nuk ka rrugë tjetër.

Gazetarja – Po personi është duke vdekur more…,personi është në koma. Çfarë duhet të bëjë?

Inspektori – 

(Qesh)… Unë të besoj… unë e kam besuar pa e njohur … pa e ditur … Ky ka ardhur dhe e ka shprehur. Më ka qarë hallin. Neve na vjen një shkresë, një udhëzim, një rregullore, një letër … Ne jemi të detyruar me e zbatu, me kenë ça me kenë.

Inspektori – Ka dasht me u lanë një hapësirë për shembull, në rastet e veçanta, si mund të jetë rasti i tij, por nuk ka hapësirë.

Gazetarja – S’ka hapësira farë?

Inspektori – 

Eshtë e preme, është totale.

Ndërsa në Drejtorinë Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, nga drejtorsha Zamera Lacej iu tha se ky është një rast shumë i rrallë, ndaj mund të procedojnë vetëm nëpërmjet vendimit të gjykatës, nëse do të vendoset që do t’i kryejë vëllai i të sëmurit këto procedura ose jo.

Drejtoresha

Komisioni Mjekësor i  Caktimit të Aftësisë për Punë shkon dhe e ndjek personin në ambjentet ku është i shtruar.

Gazetarja – Nëqoftëse stafi mjekësor shkon dhe e verifikon që personi është i paaftë, pse duhet të shkojmë në gjykatë? Pse t’i biem kaq gjatë kur mund ta zgjidhim shkurt dhe më praktike?

Drejtoresha –

Më praktike nuk … ashtu … domethënë …

Por Fran Kapaj, anëtar i Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, u shpreh se ka zgjidhje për shqetësimin e familjes Lazri. Pashku duhet të interesohet për datën e komisionit dhe të shkojë të shpjegojë arsyet se përse nuk paraqitet vetë personi me aftësi të kufizuara.

“Brenda 2 javësh ne jemi të detyruar të përcaktojmë personat tonë për ta verifikuar dhe për ta vlerësuar sipas kritereve mjekësore. Nëqoftëse Deda paraqitet siç e shoh në video ose në dokumentet mjekësore që i ka me fletë drejtimin e spitalit, atëherë do ta marrë kempin siç i takon”.

Na mbetet të presim përtë mësuar se çfarë do të ndodhë me fatin Dedë Lazrit…