S(t)alla e parlamentit në ngërc, pajisja e rrezeve tek onkologjiku jashtë funksionit.

Parlamenti u mblodh sot sërish në seancë plenare, por si edhe të enjten e kaluar, nuk mundi të zhvillojë punime normale. Një incident mes kreut të Kuvendit Gramoz Ruci dhe deputetit demokrat Flamur Noka dhe përjashtimi i këtij të fundit, bllokuan seancën, që u pezullua pa rezultat.

Nga ana tjetër, pas transmetimit në “Stop”, autoambulancat që e shndërronin QSUT-në në varrezë makinash u hoqën nga ambientet e spitalit.Nga ana tjetër në pavionin onkologjik prej ditësh nuk punon aparatura e rrezeve. Personeli thotë, se kur të rregullohet do t’u telefonojnë pacientëve, që kanë nevojë për këtë shërbim.

Qytetarja – Më fal të të pyes: Di gjë janë rregulluar këto aparaturat e rrezeve?

Pacientja – Të rrezeve, jo!

Qytetarja – Akoma?

Pacientja- Jo!

Qytetarja – Po sa ditë u bënë?

Pacientja – I kishte thënë: nga java tjetër do rregullohen.

Qytetarja – Po sa ditë u bë?

Pacientja- Po, po bën, që të hënën, është prishur. E hënë, e martë ,e mërkurë.

Qytetarja – Këto aparaturat e kimio-terapisë, kur do rregullohen?

Recepsionistja – Të rrezeve?

Qytetarja- Po! Të rrezeve.

Recepsionistja – Nuk e di. Ato kanë numra telefoni, ato laborantët, të gjithë pacientëve. Kur rregullohen, i marrin vetë.

Qytetarja – Desha, të pyesja pak, për këto rrezet.

Roja– Këtu, aparaturat këtu.

Qytetarja – Po!Kur do rregullohen?

Roja – Nga java tjetër.

Qytetarja – Janë rregulluar aparaturat, apo jo?

Mjeku- Është difektu një pjesë, e kanë porositur dhe është duke ardhur. Do e montojmë.

Qytetarja – Do vonohet shumë?

Mjeku- Nuk e di, javën tjetër patjetër, që rregullohet. Por për këtë javë, nuk e di.

Lushnje, shuhet foshnja për mjekim të pakujdeshëm, mjeku kundër ekspertizës.

Arden Sinani tregon në “Stop” tragjedinë në familjen e tij që daton në 30 mars 2016. Djali i tyre 11 muajsh u rrëzua dhe të nesërmen ndërroi jetë. Ai thotë, se e coi foshnjen në spitalin e Lushnjes dhe mjeku Sami Osmani, pasi i bën grafi në kokë, i thotë, se nuk duhet të shqetësohet.

Në një tjetër mjek popullor, ku e dërgon djalin, ky i fundit i thotë, se rasti i fëmijës, nuk është për të.Pasi djali i vogël ndërroi jetë, mjeku Sami Osmani i ofron një milionë lekë të vjetra familjarëve, që bënë denoncim për mjekim të pakujdesshëm.

Prej një viti e gjysmë cështja është në gjyq dhe mjeku ka kundërshtuar dy herë konkluzionet e dy ekspertizave të ndryshme.Vetë mjeku Osmani, pranon për “Stop”, se për rastin e foshnjes së ndjerë, nuk ka hapur kartelë dhe ka vënë diagnozën “goditje e lehtë me rrisk të ulët”.

Gazetarja: Në mars të 2016 ke pas një foshnje.

Mjeku Osmani: Po!

Gazetarja: Dhe i ke bërë ekzaminimin, i ke bërë vetëm një grafi.

Mjeku Osmani: I kam bërë një vizitë, grafi dhe i kam rekomandu mjekun e rojes. Të vizitohet tek mjeku i rojes!

Gazetarja: Ne lexuam içik këtooo… aktin e ekspertimit mjeko-ligjor

Mjeku Osmani: Se çfarë ke lexu ti, unë nuk di gjë. Ne jemi në proces gjyqësor. Gjyqi s’ka mbaruar është në ekspertim tjetër, ri-ekspertim, kështu që…

Gazetarja: Pse i ke refuzuar këto dy të parat?

Mjeku Osmani: Se janë bërëëëëë… janë të falsifikuar ekspertimet.

Gazetarja: Ku bazohesh?

Mjeku Osmani: E kam në gjykatë procesin, vendos gjyqtarja.

Gazetarja: Janë të falsifikuara këto?

Mjeku Osmani: Po! Procesverbalet janë të falsifikuara.

Gazetarja: Mesa kam dijeni, personat kanë qenë dhe në gjyq dhe kanë dhënë deklaratë verbale.

Mjeku Osmani: Mbas meje, zotnia e ka çuar fëmijën tek një mjek popullor, që i ka bërë masazh, e ka fërkuar. Se çfarë fërkimesh i ka bërë, se ça tërheqjesh i ka bërë, nuk e di.

Gazetarja: Fëmija ka pas dëmtime në kokë.

Mjeku Osmani: Edhe njëherë, në kokë e ka fërkuar edhe ai. Personi e ka emrin Kristaq Kondakçiu nga Këmishtaj. Mbas meje ka vajt atje, unë i kam thënë ik tek mjeku i rojës, se s’kam qenë unë mjek roje. I kam bërë një vizitë, erdhi ma kërkoi, meqenëse është një i njohuri im.

Gazetarja: Ju i kishit bërë një grafi dhe i kishit thënë që s’ka asnjë lloj gjëje.

Mjeku Osmani: Unë i kam thënë: për momentin nuk ka probleme për kirurgjinë. I thashë: shko tek mjeku roje, të ndjekë ai. Ai shkoi tek mjeku popullor. Unë e klasifikova tek “goditjet e lehta me risk të ulët”.

Gazetarja: Po që i keni çuar 1 milionë e 50 mijë lekë për ngushëllim?

Mjeku Osmani: Asnjë kokërr leku, asnjë kokërr leku.

Gazetarja: Nuk i keni ofruar lekë atij, që të tërheqë kallëzimin?

Mjeku Osmani: Unë për vetë jo, unë personalisht jo.

Mjeku Osmani: Unë e kam vizituar atë, e kam vlerësuar gjendjen e tij..

Gazetarja: S’kishte as kartelë.

Mjeku Osmani: Pooo….ssss, nuk i hapën të gjithë. Në të gjithë pacientët e një spitali, s’hapen kartela. I thash: ik tek mjeku i rojes, të hapi ai, të ndjekë ai, ai e ka për detyrë, unë do iki.

Gazetarja: Pse nuk e çove direkt tek mjeku i rojës? N.q.s, ai fëmijë do të kishte marrë ekzaminimin e duhur, ndoshta do të ishte gjallë.

Mjeku Osmani: Edhe njëherë…

Gazetarja: Mos e merrje fare përsipër.

Mjeku Osmani: Si mos e merrja përsipër? Moj, erdhi me gjeti tek rruga, nuk më erdhi këtu. Isha në punët e mia, do hyja në operacion. Në orën 1 kisha operacion të planifikuar, erdhi më mori: dua një vizitë tha. Mos ia bëja?! Ia bëra, nuk konstatova dëmtime. D.m.th. diagnoza që kam vënë unë është “goditje e lehtë me risk të ulët”.

Gazetarja: Dhe si ishte goditja? Si rezultoi më pas, 24 orë më pas?

Mjeku Osmani: Ça bëri mjeku popullor, çfarë fërkimesh i bëri?

Gazetarja: Ça fërkimesh i bëri ai? Ju keni prova, që mjeku popullor i ka bërë fërkime?

Mjeku Osmani: Po, po! I kemi.

Gazetarja: Çfarë provash keni?

Mjeku Osmani: I ka gjykata.

Gazetarja: Pra ju pranoni, që keni bërë një vizitë të saktë?

Mjeku Osmani: Unë kam bërë vizitë të saktë, e kam bërë ekzaminimin, i kam bërë dhe dy grafi, s’kam konstatu gjë për momentin dhe e kam sqaruar: këtu-këtu është gjendja.

Tenderi i lavanterisë në spitalin e Durrësit, lavanteria e spitalit plotësisht funksionale.

“Stop” ka trajtuar disa herë problematikën, që shoqëroi tenderin problematik të lavanterisë në spitalin e Durrësit.Edhe pse kontrata me firmën fituese u lidh në 2 tetor, pas këtij momenti spitali përdor kapacitetet e veta të lavanterisë për higjenizimin e carcafëve apo sendeve të tjera spitalore.E vënë para një fakti të tillë, drejtoresha e komanduar Cikalleshi ngre zërin për thyerjen e “sterilitetit” në momentin e filmimit të lavatriceve funksionale të spitalit.