Pasuria e padrejtë e njerëzve të drejtësisë.

Këto ditë, që në debatet publike, ka zënë vend vetingu i njerëzve të drejtësisë, Renaldo ka realizuar intervista me humor me qytetarët, lidhur me pasurinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Shumë qytetarë të thjeshtë shprehen, se sistemi i drejtësisë është i përbërë nga zyrtarë, që kanë ngritur superpasuri me gjakun e popullit e duke shitur procese gjyqësore.

Një vit e gjysëm pa gjinekolog? Banorët e Burrelit me vendlindje Tiranë e Lezhë.

Në fillim të vitit “Stop” udhëtoi drejt Burrelit,pasi materniteti i këtij qyteti kishte 6 muaj pa mjek gjinekolog. Tani në muajin tetor, ose 10 muaj më vonë, situata nuk ka ndryshuar. Që nga 1 gushti 2016, vendlindja e banorëve më të rinj të Burrelit është Tiranë ose Lezhë.Në janar drejtori i Spitalit kishte deklaruar, se për situatën ishte vënë në dijeni Ministria e Shëndetësisë, por zgjidhje nuk ishte dhënë.Kryeinfermierja Eglantina Bushi pohon, se salla e lindjeve funksionon vetëm për raste emergjente. Por edhe për një grafi qytetarët nisen në Lezhë apo Tiranë.

Bashkia i bllokon llogarinë, saga e qytetares për zgjidhjen e problemit.

Manushaqe Toromani, një qytetare nga Tirana,tregon në “Stop” odisenë e saj me llogarinë e bllokuar bankare, për shkak të një detyrimi tatimor të vitit 2012. Edhe pse paguan shumën e prapambetur,Manushaqja endet sa në Gjykatën Administrative, atë të shkallës së parë dhe Apelit, duke iu rikthyer sërish këtyre institucioneve, që të vërtetojë me shkrim, se nuk ka më detyrime e pengesa.Vetëm pasi iu drejtua emisionit “Stop” Manushqja e shoqëruar nga gazetarja arriti të zgjidhë problemin e saj, pas një sage të vërtetë nëpër zyra. Në fund ajo clirohet nga detyrimi në zyrat e Bashkisë së Tiranës.