Gjella e Donald Lu dhe sherri banal Pollo-Bushati.|Rinisi pasditen e sotme aplikimi për lotarinë amerikane, pas problemeve teknike, që cuan në anulimin procedurës. Në një video të postuar nga ambasada amerikane, shfaqet Donald Lu dhe diplomatë të tjerë, që me sy mbyllur provojnë tavën e dheut dhe kërkojnë sugjerime për specialitetin shqiptar, që duhet të provojnë herën tjetër.Një ditë më parë u mblodh komisioni i integrimit,që rezultat të vetëm pati sherrin banal me kreut të komisionit Genc Pollo dhe ministrit të jashtëm Ditmir Bushati dhe termat: rrugac apo Saliu kuq?!

E rrallë, si ia morën gjyshërit foshnjen të atit, me dokumenta të falsifikuara

Ajet Patozi, emigrant në Greqi,tregon në “Stop” historinë e tij të pazakontë të marrjes së djalit 3 vjecar nga gjyshërit e së ëmës me dokumenta të falsifikuara.Pas një sëmundjeje të rëndë, bashkëshortja e Ajetit, Ina ndërron jetë. Pas funeralit, prindërit e të ndjerës, nuk lejojnë që Ajeti të marrë djalin 3 vjec, Aleksadros, me pretendimin, se do ta rrisnin ata në Berat.Edhe pas kalvarit në polici e gjykatë, Ajet Patozi nuk mund të marrë të birin. Në këtë kalvar, mësoi, se certifikata e djalit ishte falsifikuar e po kështu raporti i psikologes.

Pas transmetimit në “Stop” sistemohet lulishtja e “Ali Demi”-t.

Pak javë më parë, “Stop” transmetoi shqetësimin e banorëve të rrugës “Ali Demi” për mirëmbajtjen e lulishtes së tyre. Gazetarja kishte kontaktuar për këtë problem, drejtorin e drejtorisë së gjelbërimit dhe pastrimit Nevret Jahollari, duke marrë prej tij premtimin, se do të ndërhyhej brenda tetorit.Pas këmbënguljes së emisionit “Stop” lulishtja është pajisur me stola e kosha, si dhe është mbjellë bar.