Uk Bucpapaj autori i diplomave të anglishtes VS konkursi i DAP!

Kryeministri Rama iu përgjigj zë për zë qëndrimit të freshistëve, që kërkuan hedhjen në kazan të autorit të kësaj shprehjeje. Pas kamerës së fshehtë të transmetuar në “Stop”, ku diploma e anglishtes blihej me 150 euro,ka reaguar “firmëtari” i diplomave Uk Bucpapaj, në fillim duke mohuar firmën e më pas duke kërkuar verifikimin e saj. Sakaq në zyrën e tij kanë mbërritur edhe studentë, që kërkojnë shpjegime për vlefshmërinë e dokumentit, që i njeh zotërimin e gjuhës angleze.Konkursi për 27 pozicione pune në administratën publike, po ecën në mënyrën “më të mirë të mundshme”. Nga verifikimi paraprak u hartua lista me 49 persona.Por në fazën tjetër, të konkurentëve të 5 nëntorit, lista rezulton me 57 persona….Suksese!!!!

Një ditë më parë emisioni ‘’Stop’’, transmetoi skandalin sesi mund të marrësh testin e anglishtes që nevojitet për master. Mjafton të paguash 150 euro dhe pa shkuar fare në provim, këtë diplomë e ke në dorë. Nëpërmjet një kamere të fshehtë, u tregua mënyra e marrjes së këtij testi ndërkombëtar të anglisht. Certifikata e njohjes së anglishtes ishte e firmosur nga profesori, Uk Zenel Buçpapaj.

Në lidhje me këtë ngjarje, gazetarët e Stopit nuk e lanë me kaq situatën. Ata shkuan për të takuar vetë personalisht profesor Buçpapajn për ta pyetur nëse kjo firmë ishte e tij apo persona të tjerë kanë falsifikuar firmën e tij.

“Më prit pak më vonë se tani jam duke ikur me këta të krimit ekonomik.

Përpara se të ikësh tek krimi ekonomik, më thuaj a është firma jote kjo këtu apo jo?

Unë gjithmonë i dal për zot asaj që vihet!

Domethënë e keni bërë ju këtë?

Duhet ta shoh mirë, duhet ta shoh e ta kontrolloj aty me numër.

Po ti firmën tënde e njeh?

Duhet ta kontrolloj me numër, tani duhet të shkoj, hajde më vonë. “

Gjatë orëve të paradites ka qëndruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ka dhënë sqarim për të gjithë procedurën dhe këtu ka vend për të hetuar nga organet kopetente.

Skandali në Përmet, mjekut me diplomë false i vdes pacienti në dorë.

Ardi Hyso është një qytetar në Përmet, i cili pretendon, se për shkak të neglizhencës së mjekut Kico Stefanidhi, babai i tij humbi jetën. Ai ngre pikëpyetje edhe në lidhje me kualifikimin e mjekut dhe dyshon, se moskompetenca e mjekut, ka qene shkaku i vërtetë i vdekjes së të atit. Një investigim i Stop, nxjerr në pah, se mjeku i ka diplomat dhe kualifikimet e falsifikuara.

Ardi Hyso:

Ju drejtova TV Klan, Stop-it, për arsye se nuk po gjej dot drejtësi. Më datën 23.9.2013 është shtruar babai im me temperaturë në urgjencën e spitalit të Përmetit. ka qenë orë 8 e 30 në darkë. Atu u ndodh doktor Kiço Stefanidhi, pasi e shtoji pa bërë asnjë lloj analize e la në dhomë dhe nuk i vajti asnjëherë. Të nesërmen, pasi komunikova me babanë, më thotë që është gjendje gripale. në orën 12 është lëvizur me ambulancë nga spitali drejt shtëpisë pasi mungonin ilaçet e tensionit. Këtë nuk kuptoja si nuk ka ilaçe tensioni spitali i Përmetit. Gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë ndihmë nga ana e doktorëve dhe infermierëve. Në datën 24, ora 6 marr në telefon se babai kishte vdekur. E kishin gjetur të vdekur poshtë krevatit.

Drejtori i spialit të Përmetit Elton Ismaili thotë, se dokumentat origjinale të mjekut në fjalë janë në prokurori. Por vetë mjeku Stefanidhi thotë, se i janë djegur në vitin ’97.Tek Urdhri i Mjekut verifikojnë situatën dhe vendosin t’i heqin specializimin.

Një investigim i gazetarëve të “Stop”, nxjerr në pah se mjeku i ka diplomat dhe kualifikimet e falsifikuara. Drejtori i spitalit të Përmetit, Elton Ismaili thotë, se dokumentet origjinale të mjekut në fjalë janë në prokurori.

Por vetë mjeku Stefanidhi thotë, se i janë djegur në vitin ’97. Tek “Urdhri i Mjekut” po verifikojnë situatën dhe do të vendosin t’i heqin specializimin.

Fatmir Brahimaj, president i “Urdhrit të Mjekut”: Faleminderit për këtë sinjalizim që më bëtë. Këtu dalin dy probleme, pasi këto të verifikohen dhe nëse nga ky vështrim i parë duket që nuk janë të sakta. Një është problemi jetik që mjeku ka mashtruar, na ka sjellë dokumente jo të rregullta për një specialitet që nuk e ka. Problemi i dytë, nëse këto certifikata nuk qëndrojnë ne do t’i heqim të drejtën e ushtrimit të specialitetit që nuk e ka.

Abuzimi bashkisë së Tiranës, taton qytetaren për biznesin dhe magazinën.

Administratorja e parafarmacisë “Erbasol” denoncon në “Stop” faktin, se bashkia e Tiranës e ka tatuar dy herë si biznes. Ajo tregon, se disponon një dyqan dhe një ambient për magazinimin e mallit. Një inspektor i bashkisë i ka verifikuar dyqanin, por nuk pranon të bëjë të njejtën gjë edhe me magazinën.Tashmë zonjës i duhet të paguajë 2 milionë e 200 mijë lekë, pasi në dorë ka një urdhër bllokimi…