Gjuha e trupit e kryeministrit dhe mëngjesi me gazetarët.

Kryeministri Rama përmbylli takimin e dytë informal të kabinetit të ri, këtë rradhë në Velipojë. Gjatë mëngjesit të punës me gazetarët, Rama foli mbi gjuhën e trupit, i pyetur nga një reportere për raportin e tij me deputete të vecanta të opozitës.Më pas, ndërsa shpjegonte masat, që do të merrte për ekonominë dhe pasurinë e pajustifikuar, kryeministri u ndërpre disa herë nga të lehurat e qenve.

Drejtori nuk regjistron në shkollë fëmijën me aftësi të kufizuara, Stop zgjidh problemin.

Vera Kore, një qytetare nga Tirana denoncon në “Stop”, se drejtori i shkollës “Luigj Gurakuqi”,Elmaz Lala refuzon t’i regjistrojë fëmijën, që është me aftësi të kufizuara. Vera thotë, se Kejsi ka qenë në këtë shkollë, por edhe një vit më parë, u regjistrua me ndërhyrjen e Ministrisë së Arsimit. Në një ballafaqim me kamera të fshehtë, drejtori Lala sërish këmbëngul të mos e regjistrojë fëmijën. Ndërsa në intervistë me gazetaren e “Stop”, thotë se nuk ka asnjë pengesë. Gazetarja e emisionit ngre problemin në Ministrinë e Arsimit dhe Kejsi regjistrohet në shkollën e posacme për këta fëmijë.Në fund “Stop” dhe Elton Mitro nga SHBA ndihmojnë familjen Kore.

Histori mjerimi dhe solidariteti nga “stop” dhe “Fundjava ndryshe”.

Meleqe Gjepali, 37 vjec, ndodhet në QSUT ku merr mjekim per leucemi.Por meraku i saj më i madh janë 3 fëmijët 2, 7 dhe 9 vjec, të cilët aktualisht i ka cuar tek prindërit në Gjepal të Shijakut. “Stop” dhe koordinatori i “Fundjava ndryshe” Shkëlzen Krajku shkojnë në këtë fshat dhe ndihmojnë familjen e varfër me ushqime, canta shkolle e kancelari.Një tjetër histori mjerimi na ka cuar në fshatin Buzmal 3 orë larg Krujës.7 persona të familjes jetojnë në kufijtë e mbijetesës me 50 mijë lekë të vjetra në muaj.Sërish emisioni “Stop” në bashkëpunim me “fundjavën” solidarizohen me familjen në nevojë.