Ministrat “0”, sipas Donald Lu-së, por Rama qëron hesapet me Greqinë.

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu gjatë një konference në FB, deklaroi se disa ministra do t’i vlerësonte me notën 0. Por diplomati i huaj nuk i artikuloi zerot ministrore. Nga ana tjetër kryeministri Rama është marrë më cështjet e fqinjëve grekë, duke u shprehur po në Fb, se ka ikur koha kur fqinji i pasur i tregonte arat fqinjit të varfër.

Drejtori i DAR Devollit bredh me makinë me targa false.

Një qytetar denoncon në “Stop”, se drejtori i DAR Devollit, Alban Fetolli lëviz me automjet me targa të falsifikuara. Në fakt targa e tij DV 2486 A ka qenë e një opeli të bardhë në pronësi të shtetasit Driton Petro Muci, i cili ka bërë çregjistrim të përhershëm. Gazetarja e “Stop” e ndjek zotin Fetolli nga banesa e tij e deri në qendrën shëndetësore të Kapshticës. Zyrtari lokal i arsimit thotë, se nuk është makina e tij, por e të atit dhe nuk ka dijeni për targat dhe letrat. Një patrullë policie zbret në terren në kërkim të automjetit me targa false, por makina nuk gjendet në vendin ku ishte më herët Alban Fetolli. Duket se të tilla falsifikime të drejtorit të DAR Devoll, nuk paskan të mbaruar. Kujtojmë këtu që më herët Alban Fetolli ka qenë protagonist i emisionit investigativ “Stop”, ku janë shfaqur dokumenta të falsifikuara të listës së notave, për të fituar vendin e punës.

Ndërkohë gazetarja e “Stop” e pyet zotin Fetolli në lidhje me pronësinë e mjetit, por ja çfarë përgjigjesh kthen ai:

Një drejtor si puna juaj me një makinë të tillë, është e jotja?

Është e babait dhe kjo nuk është e imja.Më falni, por jam për një vizitë mjekësore, kam bërë “check up” dhe do të marr përgjigjet sot.

Uroj të dalësh mirë, por ti nuk ke makinën tënde pesonale?

Jo!

Po pse?! Se ju jeni drejtor dhe drejtorat në përgjithësi, kanë pak më shumë mundësira!

Por çfarë të them unë?

Domethënë është e babait tuaj?

Po!

Çfarë vit prodhimi është?

Nuk e di!

Sa harxhon në përgjithësi për 100 km?

Nuk di ç’të them, nuk e kam matur me saktësi.

Ah se harrova drejtor, këto targat a janë të sakta?

Nuk e di, babai e ka.

A mund t’i shikojmë pak dokumentat në emër të kujt është automjeti?

I ka babai pra, dokumentat.

Po si lëvizni pa dokumenta?

Këtu në fshat?

Po! Në fshat, në qytet kudo që lëvizni dokumentat duhet të jenë në makinë se mund të ndalojë postblloku i policisë, çfarë do ti nxjerrësh ti? Apo kartën e drejtorit?

Jo s’kam absolutisht kartë drejtori.

Jo, në kuptimin që, në momentin që të ndalon policia, ti po thua që për momentin po lëviz pa letra, si ka mundësi?

Jo nuk është punë pa letrash, por makina është për momentin, me çfarë di unë, është në emër të babait dhe babai e ka mbyllur përkohësisht.

Si e ka mbyllur përkohësisht? Çfarë ka mbyllur?

Makinën!

Prej sa kohësh dispononi këtë makinë me këto targa?

Po nuk e di pra, është makinë e babait, nuk di çfarë targash ka, se di.

Po sot ç’ne, se ti dole nga shtëpia jote, apo ke fjetur sot te babai? Ku ke fjetur sot?

Babain e kam këtu në fshat.

Po makina, ç’ne në shtëpinë tënde?

E pati lënë babai sepse është në Korçë.

Ah, mirë faleminderit!

Më pas gazetarja e “Stop” i është drejtuar Alfred Memsurit, shefit të krimeve në Komisariatin Devoll, ku e ka vënë në dijeni në lidhje me këtë falsifikim targash.

Shtetasi Alban Fetolli, me detyrë drejtor i DAR Devoll, nuk e di nëse e keni vënë re apo jo, por lëviz me një “Benz” me targa DV 2486 A. Kjo makinë është e dyshimtë, sepse këto targa i përkasin një “Opeli”, që është çrregjistruar. Nuk e di e keni vënë re apo jo, por duam që tani siç jemi të dalim të verifikojmë rastin në terren dhe nëse rezulton kështu, sepse unë kam burime absolutisht të sigurta, të shkojmë ta bllokojmë, sepse fundja ju gjobisni njerëz me të drejtë për një rrip sigurimi, dhe jo me një makinë që ai as letrat minimumi nuk i kishte.

Unë do të vë në dispozicion, do të flas me Shefin e Komisariatit dhe do të vë në dispozicion Shefin e Qarkullimit dhe të dilni në terren.

Gjatë verifikimeve në terren, mjeti i Alban Fetollit ,që sipas tij është në emër të babait, makina nuk gjendet dhe kërkimet ende vazhdojmë për të kërkuar këtë mjet të dyshimtë.

Ndërkohë, Erion Bicaj Shef i Komisariatit Devoll, shrehet se do të bëjnë të pamundurën për kapjen e këtij mjeti që disponon Alban Fetolli.

Duke iu falenderuar në rradhë të parë për bashkëpunimin, ju sqarojmë se nga komisariati ynë, të gjitha shërbimet do ta ndjekin këtë problem. Duke qenë se është shkelje administrative, Shërbimi i Qarkullimit Rrugor do të marrë masa, por njëkohësisht do të verifikohen të dyja targat e mjetit, nëse ka lidhje me ndonjë problem falsifikimi me Krimin Ekonomik. Do të bashkëpunohet edhe me sektorin në drejtorinë e Korçës dhe për çdo gjë do t’iu njoftojmë, maksimumi brënda javës. Nëse konstatohet në qarkullim do bllokohet menjëherë, kjo është e sigurt 100% dhe është pak faji ynë që nuk është konstatuar më parë.

Plug-Lushnje, sanitarja e shkollës hidhet në mes të rrugës.

Mirela Bregu ka punuar 8 vjet si sanitare në shkollën “Lekë Previzi” në Plug të Lushnjës. Zonja në fjalë paguhej me kontributet e prindërve të nxënësve. Drejtoresha e shkollës Jetmira Bakiasi thotë, se kur kërkoi që Mirela të emërohej me pagesë, i erdhi një shkresë, që njoftonte zëvendësimin e saj. E mbetur pa asnjë zgjidhje për të ushqyer fëmijët, Mirela detyrohet të shesë babane në dyert e shkollës ku punonte…