Hitparade i absurdit shqiptar…

Në emisionin e sotëm “Stop”, rikthehet rubrika e përjavshme “Hitparade i absurdit”.Në pak minuta shfaqen dhe komentohen disa situata tragji-komike nga realiteti ynë i përditshëm. Një kamion në ecje që duket sikur ka ngarkuar një pallat, të tjerë kamionë ngarkuar me dru në urën e Shkodrës, plehrat në ambientet e Portit të Durrësit, një shtyllë e tensionit të lartë, apo një ceremoni funerale, ku burrat e fshatit Rras në Lezhë mbajnë arkëmortin në krahë. Janë këto episodet e trajtuara në “Stop” këtë të hënë.