Tirana e pastër e kryeministrit dhe Tirana reale me plehra.

Kryeministri Rama gjatë një aktiviteti për pastrimin e vendit, deklaroi ditën e djeshme, se në krahasim me dy vjet më parë, Tirana është kthyer nga qyteti më i pisët, në qytetin më të pastër të Shqipërisë.Por po dje, në orët e mbrëmjes, emisioni “Stop” dhe Renaldo realizuan një vëzhgim në rrugët e kryeqytetit. Nga qendra e deri në periferi kazanët e plehrave janë të tejmbushur dhe mbetjet janë rrugëve. Vec kësaj, edhe pse u predikua ndarja e mbeturinave në burim, ato sërish mblidhen bashkë e nga të njejtën kontenierë.

Kryebashkiaku i Pustecit me leje të zakonshme, hetohet në qeli në Maqedoni.

Mediat e Maqedonisë kanë transmetuar lajmin e arrestimit të kryetarit të bashkisë së Pustecit në vendin fqinj. Edmond Themelko akuzohet dhe po gjykohet në qeli, për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2013 atje.”Stop” udhëtoi drejt Pustecit dhe nënkryetari i bashkisë, kishte marrë de facto frenat në dorë. Ai tha, se kryetari Themelko ka marrë lejen e zakonshme dhe po kurohet në Maqedoni.I pyetur për këtë maskaradë, kostitucionalisti Clirim Gjata shpjegon, se nga ana juridike këshilli i ministrave mund të pezullonte Themelkon, deri në vendimin përfundmitar të drejtësisë maqedonase. Ndërsa në aspektin moral, kjo situatë është sa absurde, aq edhe qesharake, pasi një i zgjedhur drejtpërdrejt gënjen publikisht.

Kamera e fshehtë e “Stop”, Manastirliu: masa aktorëve të korrupsionit.

Në emisionin e djeshëm, “Stop” transmetoi përmes kameras së fshehtë, sesi me 400 mijë lekë të vjetra mund të operosh perden e syrit në Spitalin Francez në QSUT. E pyetur për këtë në komisionin e ekonomisë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha, se janë pushuar mjekja dhe infermieri dhe është ngritur një grup pune për hetimin e ngjarjes. Në të kundërt, kryeministri Rama e nisi ditën, duke reklamuar “ndryshimet rrënjësore” në sektorin e shëndetësisë. Përshkrimi i Ramës u shoqërua me dhjetra komente, që tregonin shëndetësinë reale, që vuajnë cdo ditë.