Priten pishat e rrezikshme në Mullet, por jo në qytetin e Nxënësve.

Pas shqetësimit të banorëve për pishat në rrugën e Elbasanit të kthyer në rrezik për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve,një situatë e ngjashme është dhe në Qytetin e Nxënësve. Në rrugën “Hamdi Pepo” 2 pisha janë gati në rënie, ndërsa pak më tutje është edhe një kabinë e tensionit të lartë.Nga ana tjetër në Mullet pas apelit të “Stop” pritet pisha e rrezikshme dhe “këtë arritje” e njofton në facebook-un e tij edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj..

Rasti absurd, 3 ditë në paraburgim nga kaosi i institucioneve.

Prindërit e Sinan Cekut tregojnë për “Stop” historinë absurde me funksionimin e institucioneve të shtetit. Një shi i rrëmbyer i prishi murin e shtëpisë ndaj u drejtuan në njësinë administrative nr.11, për të pyetur mbi procedurat e rindërtimit. Pasi mori përgjigje, se për këtë lloj aktiviteti nuk ka nevojë për leje, Sinan Ceku nisi punën. Por në këtë moment ia behën forcat policore, duke e arrestuar atë.Prindërit e Cekut u drejtuan sërish në njësinë nr.11, ngaku rikonfirmuan, se për atë lloj punimi nuk duhet leje.Në komisariatin nr.3 japin versionin , se Sinani u lirua pas vendimit të formës së prerë të gjykatës dhe pasi qëndroi 3 ditë në paraburgim. Por “Stop” mësoi, se nuk ka patur asnjë gjyq për këtë cështje…

Shirat e rrëmbyeshëm të rënë disa më parë, kanë dëmtuar muret rrethuese të një banese në zonën e Bregut të Lumit, në Njësinë Administrative nr. 11. Sinan Ceku, djali i kësaj familjeje është drejtuar drejt Njësisë Administrative për të marrë leje, për riparimin e këtyre dëmeve të shkaktuara nga shiu. Pas marrjes së lejes nisi nga punimet, por menjëherë kanë mbërritur forcat e INUK dhe ato policore, të cilët ndërprenë punimet  dhe kanë arrestuar djalin 24 vjeçar të kësaj familjeje, i cili prej tre ditësh ndodhej i burgosur në Rajonin nr.3.  

Prindërit e Sinan Cekut tregojnë për emisionin “Stop” historinë absurde me funksionimin e institucioneve të shtetit.

“Ju keni marrë leje për të bërë këtë mur?

Po kemi marrë leje.

Ku?

Tek Njësia Administrative numër 11. INUK-u, policë u mbodhën të gjithë këtu. Plotësuan disa dokumenta, i firmosi çuni dhe më thanë që për 30 minuta do ta sjellim djalin në shtëpi. Kauan 30 minuta, erdhi ora dy, i shkova në rajon dhe ndenja deri në 12. Shko në shtëpi më thanë se të del në orën dy. Edhe tani që po flasim ai është brënda në rajon.

Sa ditë po bën?

Sot tre ditë.

Po çfarë thonë në polici?

Në polici nuk thonë asgjë, nesër do të dalësh në gjyq, i është prerë fletë arresti që ditën e parë kur e morën.

Iu kanë kërkuar ndonjë gjë tjetër përveç lejes?

Direkt nuk na kanë kërkuar gjë por… para na kanë kërkuar.

Babai i Sinanit është i sëmurë dhe ai tregon me lot në sy momentin kur i kanë arrestuar djalit, kur ndër të tjera tregon se i kanë kërkuar para. Ndërkohë kjo familje është detyruar të paguaj një avokat privat për djalin e tyre. Shuma që kanë paguar është 70 mijë lekë të reja.

Më pas gazetari i “Stop” është drejtuar drejt Njësisë Administrative për të kuptuar më qartë historinë që i ka ndodhur Sinan Cekut.

“Familja Ceku ka bërë një kërkesë pranë Njësisë Administrative Nr.11 për disa punime mirëmbajtjeje, që përfshin riparimin e rrethimit ekzistues për shkak të dëmtimit të saj, ku kërkonte që ta riparonte në të njejtën lartësi, në të njejtin vend, pra me të njejta karakteristika ekzistuese. Njësia Administrative bëri një verifikim, ku rezultoi që kërkesa e banorit ishte e vërtetë dhe i lëshoi një kthim – përgjigje që këto punime lejohen në bazë të nenit 6 të VKM- së nr. 408.

Çfarë thotë ky nen?

Tek neni 6 përfshihet, një ndërhyrje që nuk kërkon pajisje me leje ndërtimi dhe thuhet:

Në hyrje të jashme për riparim dhe zëvendësim fasade, që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre dhe përfshihet edhe riparimi i rrethimeve ekzistuese. Pra duhet të ruhen karakteristikat e jashtme, lejohet riparimi i tyre nëqoftëse ka dëmtime.”

Në Komisariatin Nr.3 japin versionin, se Sinani u lirua pas vendimit të formës së prerë të gjykatës dhe pasi qëndroi 3 ditë në paraburgim. Por “Stop” mësoi, se nuk ka patur asnjë gjyq për këtë çështje.

Pra, njëri nga punonjësit e policisë shprehet se:

“Unë kam informacion që është liruar, nëqoftëse ka ardhur vendimi i gjykatës i formës së prerë, i bie të lirohet automatikisht.

Me çfarë motivacioni mund të arrestohet një qytetar?

Kur nuk ka leje ndërtimi.

Por ai kishte leje ndërtimi të lëshuar nga Njësia Administrative nr. 11.

Nuk di çfarë të them, unë e di që kam çuar avokatin lart tek eprorët e mi, ka marrë konfirmimin nga to dhe është liruar.

Gazetari u kthye edhe një herë në shtëpinë e Sinanit. Pas ndjekjes që bëri emisioni “Stop” në Njësinë Administrative Nr. 11 dhe tek policia tek Rajoni Nr. 3 iu komunikua që Sinani, në bazë të vendimit të gjykatës është liruar.

Më nxorrën ngaqë isha i pafajshëm.

Bëtë gjyq?

Jo!

Çfarë të thanë në polici?

Më thanë që do të arrestohesh.

Për çfarë arsye?

Për ndërtim pa leje.

Po pse të liruan më pas?

Më liruan se isha i pafajshëm edhe lejen e kisha. Vetëm për tre ditë më thanë do të bësh gjyqin se je pa leje ndërtimi. Lejen e kisha me vete, pot ë duash mund ta tregoj, i kam të gjitha me rregulla. Avllia u shemb nga shiu, shkova mora leje, për ta rindërtuar sërish siç ishte. Erdhën dhe më bënë fletë – arrest.”

7 vjet pa shtëpi për një lapsus banal, “happy end” në familjen Qershori.

Lek dhe Albina Thercaj, dy banorë të Planes në Lezhë tregojnë, sesi iu dogj shtëpia në vitin 2009 nga një shkëndijë elektrike. Nga shteti morën vetëm 4 milionë lekë, ndërsa prej 7 vjetësh jetojnë në jë stallë lopësh, të përshtatur për nevojat bazike. Ish-kreu i komunës , aktualisht drejtor i emergjencave në bashkinë e Lezhës, shpjegon se një shënim me laps në dosjen e dëmshpërblimit, ka bërë që familja Thercaj, të endet prej 7 vjetësh pa një shtëpi për të futur kokën.Ndërsa kryebashkiaku aktual Frrok Frroku premton, se cështja e kësaj familjeje, do të gjejë zgjidhje në buxhetin e vitit 2017.Në fshatin Picallë, familja Qershori me 8 anëtarë, është në prag të bërjes me shtëpi të re. Nisma “Fundjava ndryshe” iu përgjigj apelit në emisionin “Stop”, duke sjellë dritë në këtë familje.