Hitparade i absurdit shqiptar!

“Stop” transmeton sot disa nga pasojat e përmbytjeve në të gjithë vendin. Në fshatin Frakull serat janë nën ujë, duke cuar dëm të gjithë prodhimin dhe investimin.Më pas shfaqen pamje nga përmbytjet në Fushë-Krujë dhe një urë e shembur në Has.Banorët e Shijakut kanë filluar të lëvizin me gomone në rrugët e përmbytura. Edhe në Valias dëmet nga përmbytjet janë të konsiderueshme.Në fund një video, ku policët bashkiakë, kapin një “keqbërës”, që mbledh kanace. Janë këto disa nga situatat, që transmetohen dhe komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën e përjavshme “hitparade i absurdit”.