126 parti në 27 vjet/ Kur fishkëllehet Edi Rama.

Sot Partia Demokratike dhe pluralizmi shqiptar mbushin 27 vjet jetë. Nga 12 dhjetori 1990 e deri sot në Shqipëri janë krijuar plot 126 parti politike, gjë që na bën shumë pjellorë në politikë.Renaldo ka realizuar intervista me humor lidhur me pluralizmin,që polli kaq shumë parti politike në vend. Të premten kryeministri Rama u fishkëllye nga të rinjtë në një aktivitet kushtuar turizmit të aventurës. Por Rama i quajti “bilbilë” dhe u tregoi pyllin e pemët të rinjve, që vazhduan ta fishkëllejnë.

Diskriminoi vajzën me sindromën “down” ikën nëndrejtoresha e shkollës. 

Një vajzë 8 vjecare me sindromën down është bërë “viktimë” e diskriminimit nga ana e nëndrejtoreshës së shkollës “Gustav Majer” në kryeqytet.Mamaja e të miturës, Enkeleda Pillati, denoncon në “Stop” sjelljen e padenjë ndaj të bijës, nga Klaudeta Bezhani. Një të tillë e ka bërë më parë te drejtoria e shkollës, Avokati i Popullit,komisioni i diskriminimit dhe 9 ministri.Enkeleda thotë, se pas ankesave të saj, nëndrejtoresha e përjashtoi të bijën edhe nga koncerti në shkollë. Në këto kushte, është detyruar të rinisë seancat me psikologe, pasi vajza e vogël nuk pranon të shkojë më në shkollë.Rozalba Merdani, specialiste në MAS, thotë, se nëndrejtoresha është paralajmëruar për pushim nga puna.

Hajdut serial i gomave të makinave, policia nuk gjen personin në video.

Në datën 2 nëntor një person me fuoristradë vjedh goma makine në një servis pranë pallatit me shigjeta. E njejta skenë përsëritet në datën 20 nëntor.Ndërsa disa ditë më vonë, në 26 nëntor, hajduti serial i gomave shfaqet pranë stadiumit Dinamo. Edhe pse janë videot dhe pronarët e serviseve kanë bërë denoncim, komisariati numër 2 nuk ka mundur të identifikojë personin e fiksuar me gomat.