Shkolla në Kullë të Sukthit, një zgjidhje origjinale për tualetet…

Në shkollën e mesme të bashkuar në Kullë të Sukthit, tualeti i djemve është mbyllur. Për pasojë, nxënësit për nevojat personale, shkojnë në tualetet e gjimnazit. Nëndrejtorët e shkollës Selim Kurti dhe Shkëlqim Kareci thonë, se tualetet ishin të përbashkëta, ndaj i kanë mbyllur. Në këtë mënyrë, sipas tyre, shmangen ngacmimet mes vajzave dhe djemve…?! Komisariatet e Tiranës janë shndërruar në parkingje të paautorizuara. Në të gjitha këto ambiente qëndrojë të parkuara automjete të sekuestruara, që janë bërë pengesë për qarkullimin.

Durrës, projekti Veliera pa leje mjedisore, firma gjobitet me 1 milionë lekë.

Thellohet skandali i projtektit “Veliera” në bregdetin e Durrësit. Pas transmetimit në “Stop” të hedhjes së inerteve në det, rezulton se as bashkia e Durrësit dhe as firma “Everest shpk” nuk kanë leje mjedisore.Kryeinspektori i mjedisit, Jurgen Dashi, deklaron se ka gjobitur fimën në fjalë me 1 milionë lekë të reja, duke e detyruar atë të rehabilitojë të gjitha inertet e depozituara në bregdet dhe të përcaktojë në tjetër vend të përshtatshëm për to.Situatën e quajnë skandaloze dhe krim mjedisor edhe ambientalisti Sazan Guri dhe eksperti Klodian Aliaj. Ndërsa drejtori i agjensisë kombëtare të bregdetit Auron Tare shpjegon, se ndalohet me ligj depozitimi i inerteve përgjatë vijës bregdetare.

Pak kohë më parë ishte Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, që përuroi projektin 6 milionë dollarësh “Veliera”. Në hyrjen e portit të Durrësit pranë Torres Veneziane, fadromat kanë shembur gjithçka. Por ajo, që është vërtet shqetësuese është derdhja e kamionëve me inerte në bregdetin e Durrësit. I pyetur për këtë skandal ekologjik, Kryebashkiaku Dako tha se inertet do të grumbullohen si pjesë e një projekti për shesh publik, rrugë apo parkim. Sipas Dakos, kjo gjë ul kostot. Por qytetari i parë i Durrësit nuk përmend kostot e ndotjes në bregdet. Situatën e quajnë skandaloze dhe krim mjedisor edhe ambientalisti Sazan Guri dhe eksperti Klodian Aliaj. Ndërsa Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare, shpjegon se ndalohet me ligj depozitimi i inerteve përgjatë vijës bregdetare. Ndërkohë, Kryeinspektori i Mjedisit, Jurgen Dashi thotë se Bashkia dhe firma nënkontraktore nuk kanë leje mjedisore. Për këtë arsye, ky inspektorat do të gjobisë firmën në fjalë dhe do ta detyrojë atë të rehabilitojë të gjitha inertet e depozituara në bregdet dhe të përcaktojë në tjetër vend të përshtatshëm për to.

Për ambientalistin Sazan Guri, ky është një krim mjedisor, që vret me qindra e mijëra jetë qytetarësh.

“Jemi mbi një zonë që në gjuhën e shkencës quhet zonë e mbrojtur e bregdetit të Durrësit, që quhen livadhet me Posedonia, e thënë shqip janë pyjet e detit. Nuk ka mundësi që një kanali të ujërave të zeza të 100 mijë banorëve t’i mbivendosësh edhe vdekjen e këtyre leshterikëve që janë oksigjeni jot o njeri, o politikan, o vendimmarrës, o qytetar durrsak, o arkitekt, o indiferent durrsak! Nuk ka mundësi që të bësh 7 gabime në një vend. I bëj thirrje Prokurorisë: Ja ku e keni krimin e madh mjedisor që vret me qindra e mijëra jetë qytetarësh durrsakë. Këto dhera që duhet të merreshin me kontratë nga një kompani e caktuar dhe të depozitoheshin në një vend që quhet landfill i mbetjeve inerteve, kjo është rruga më e shkurtër, më makabre, më e pa studiuar, më keqbërëse që të jep 100 metra që të gërmohet dhe ti kërkon rrugën më të shkurtër, që në fakt del më e gjatë sepse sëmundjet kanceroze që kanë zbritur nga 70 vjeç, 50, 30 dhe i ke sot 20 vjeç apo 15 vjeç, pikërisht ky është shkaku. Shyqyr që shqiptarët i kanë duart e shkurtra, akoma më keq këta vendimmarrësit, sado të gjata t’i ketë duart ai nuk arrin dot hënën të sjellë se edhe atë do e kishin prishur. Unë këtë ndotje do ta relatoj në emër të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i vetmi institucion që vjen era shtet në Shqipëri. Në Qipro, ku mblidhen të gjithë vendet e Mesdheut do ta relatoj për të thënë se në Shqipëri nuk është se ka ujë deti me pak ujëra të zeza, por në Shqipëri ka ujëra të zeza me pak ujë deti”.

Në të njëjtën linjë është edhe eksperti mjedisit Klodian Aliaj. Ai sjell në vëmendje se legjislacioni mjedisor i viteve të fundit, të paktën janë 3 akte ligjore të cilat rregullojnë menaxhimin e mbetjeve inerte.

“Legjislacioni mjedisor i viteve të fundit, të paktën janë 3 akte ligjore të cilat rregullojnë menaxhimin e mbetjeve inerte. Të treja këto akte synojnë të parandalojnë dëmet në mjedis dhe ndalojnë hedhjen dhe depozitimin e mbetjeve inerte jo vetëm në mjedise ujore, por edhe në zona arkeologjike dhe turistike. Njëkohësisht ndalojnë hedhjen e mbetjeve inerte dhe në brigje dhe në zonat e vërshimit apo të përmbytjes. Bashkia e Durrësit paraprakisht duhet ta kishte përcaktuar një mandat për hedhjen dhe depozitimin e mbetjeve inerte përpara se të fillonte zbatimin e projekteve, sidomos atyre që gjenerojnë sasi të mëdha të mbetjeve inerte që zbatohen në zona të ndjeshme mjedisore, siç është bregu i detit apo zonat arkeologjike. Depozitimi i mbetjeve në det shkakton dëme në ekosistemin detar, në fundin e detit. Ai mund të varrosë gjallesa nëse ato janë të pranishme aty. Pastaj në varësi të përmbajtjes që mund të kenë mbetjet inerte, nëse janë të ndotura me substanca toksike, vajra lubrifikante apo metale të tjera të rënda që treten në ujë. Mund të bëhen pastaj shkak për sëmundje ndaj atyre që përdorin ujin e detit apo kanë kontakt me të”.

Ndërsa Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare thotë se asnjë ligj nuk lejon hedhjen e inerteve në asnjë vend të vijës bregdetare.

“Në asnjë vend të vijës bregdetare nuk duhet hedhja e inerteve në këto lloj zonash. Është e ndaluar me ligj, kudo qoftë hedhja e inerteve. Nëse për projekte të caktuara duhen hedhur. Duke marrë parasysh krijimin e porteve të jashtme, të gjitha këto rregullohen me ligj. Të gërmosh vijën bregdetare, sidomos në jug të gjirit të Durrësit, me ligj është e ndaluar. Unë mund t’ju citoj ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve ujore, pika dhe hedhja, depozitimi i materialeve që dalin nga prishja e objekteve ndërtimore në gërmime të ndryshme, veprimtari të tjera që gjenerojnë mbetje, është e ndaluar. Të gjitha këto fenomene siç thashë janë të ndaluara”.

Ndërsa Jurgen Dashi, Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit në Durrës thotë se Bashkia dhe firma nënkontraktore nuk kanë leje mjedisore. Për këtë arsye, ky inspektorat do të gjobisë firmën në fjalë dhe do ta detyrojë atë të rehabilitojë të gjitha inertet e depozituara në bregdet.

Zoti Jurgen Dashi, në cilësinë e Kryeinspektorit, tek Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, dega Durrës keni informacione, Bashkia e Durrësit bashkë me firmën nënkontraktore “Everest”, ka një leje mjedisore për hedhjen e këtyre inerteve në bregdet?

“Ne kemi konstatuar që si Bashkia dhe firma nënkontraktore nuk kanë leje mjedisore. Në Inspektoriat po rishikojmë situatën dhe do marrim masat tona në bazë të legjislacionit në fuqi për subjektin dhe për Bashkinë e Durrësit”.

Sa parashikohet masa ndëshkuese?

“Çdo subjekt që nuk është i pajisur me leje mjedisore, Inspektorati i Mjedisit ka të drejtën e gjobës 3-5 mln lekë. Inspektoriati i Mjedisit do marrë dënim administrativ”.

Po me inertet çfarë do të bëhet aty?

“Ne do kërkojmë firmën që të bëhet rehabilitim zone, domethënë zhvendosja e inerteve, studimi për një zonë sa më normale”.

Pas transmetimit në “STOP” të këtij rasti, Inspektorati i Mjedisit dhe ashtu siç deklaroi kreu i saj, gjobiti me 1 milionë lekë të reja firmën “Everest Shpk”.

Hitparade i absurdit në fokusin e “Stop”.

Bustit të Ismail Qemalit “i bën shoqëri” një kafshë besnike, sic është qeni.Një yll në hundën e djalit. Në një klasë nxënësit kanë dërguar në redaksinë e “Stop” pamje të kompjuterave të vjedhur, që u kanë mbetur vetëm instalimet e shpërndara.Janë këto disa nga situatat absurde të transmetuara në rubrikën e hitparade-t të absurdit pjesën e tretë të emisionit të sotëm.