Lamtumira parlamentare për këtë vit…

Sot ishte një ditë e bukur me diell dhe qetësinë e ditës e shtoi edhe mungesa e të enjtes parlamentare. Parlamenti mbylli punimet me seancën e së hënës mes tymit e flakës, ku u zgjodh kryeprokurorja Arta Marku.”Stop” sjell disa nga momentet më pikante të këtij sesioni parlamentar.Më pas disa qytetarë, që shfaqen në video, duke “ngritur dolli” me pije freskuese…

Aluizni nxjerr lejen e legalizmit në emër të të vdekurit…?!

Shqiponja Agalliu tregon në “Stop”sagën e saj nëpër zyrat e shtetit, për të nxjerrë lejen e legalizmit, për banesën e saj.Procesi nisi në vitin 2008 në emër të bashkëshortit të Shqiponjës, Bajram Agalliu, i cili ndërroi jetë, pa e gëzuar legalizimin. Por këtu Shqiponjës iu vështirësua jeta edhe më shumë.Pavarësisht, se ndoqi rrugën ligjore, që iu kërkua, sërish dokumentat u hartuan në emër të të shoqit të ndarë nga jeta.Në zyrat e hipotekës i thonë, se duhet të paguajë 3 milionë lekë të vjetra për të ndryshuar emrin, në të kundërt nuk e regjistron dot banesën.Ilir Veleshnja shef i legalizimeve pranë Aluizni-t të Tiranës, shpjegon, se bëhet fjalë për një gabim njerëzor dhe dosja do të nisë procedurën nga fillimi pa pagesë nga ana e zonjës, për shkak të ndërhyrjes së “Stop”.

Skandali korruptiv i ZA Gramsh, të shkarkuarit sërish në punë?!…

Disa javë më parë emisioni “STOP” transmetoi rastin flagrant të Zyra e Arsimore Gramsh, që ishte kthyer në një çerdhe korrupsioni. Të nesërmen ministrja Lindita Nikolla deklaroi shkarkimin për kreun e Zyrës Arsimore, Xhevit Dyrmishi dhe shefen e financës, Flutura Sinani.

Por emisioni “Stop” ka mësuar se Flutura Sinani vijon punën, ndërsa denoncuesja Alma Jonuzi vijon e papunë për shkak të hakmarrjes, edhe pse në Gramsh ka dy vende të lira për mësuese matematike.

Emisionit “STOP” iu tha pak kohë më parë se ishte ngritur një grup inspektimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për denoncimin e ngritur, por raporti nuk mund të gjendej …

Gazetari – Erdhi auditi këtu?

Drejtori ZA Gramsh –

Po si s’erdhi ore?

Gazetari – Po, ku është raporti?

Drejtori ZA Gramsh –

Erdhi ekipi i Ministrisë.

Gazetari – Kush ishte? Plarent Ndreca ka qenë kryetar, kryesues.

Drejtori ZA Gramsh –

Po, erdhi …

Gazetari – Ishte Plarenti?

Drejtori ZA Gramsh –

Si s’ishte?

Drejtori ZA Gramsh –

Sepse ju më ngecët mua një gjë që s’e kisha bërë.

Gazetari – Kë? Kë të ngecëm?

Drejtori ZA Gramsh –

Atë të Skënderbegasit s’e kisha bërë unë. S’isha unë, ishte kryetarja e Bashksië, drejtoreshë e zyrës. Ju ma ngecët mua.

” Kam 15 vjet që punoj si mësuese matematike dhe aktualisht jam e papunë. Vendimi për pezullimin tim nga puna më është konfirmuar në datën 10, nga drejtori i shkollës, duke më thënë që nuk më është rilidhur kontrata. Në vendin tim është emëruar një mësues, me të mesme pedagogjike,

është shprehur Alma Jonuzi, duke denoncuar padrejtësinë që i është bërë në emisionin “Stop”.

Pas kësaj, Alma Jonuzi u telefonua nga një punonjës i Zyrës Arsimore të Gramshit, Ramazan Llaha, i cili i premtoi se nëse do të tërhiqte denoncimin do të rikthehej në punë.

Ramazan Llaha, ZA

 Flutura më mori në telefon sepse ka ardhur Stop-i. I ka sjellë Alma Jonuzi tha.

Denoncuesja takoi financieren e Zyrës Arsimore Gramsh, Flutura Sinanin, në një lokal, e cila rrëfeu se gjendeshin në një pozitë të vështirë nga denoncimi i saj dhe e kërcënoi se nëse nuk do ta tërhiqte këtë të fundit nuk do të mund të punonte më.

Financierja Flutura Sinani – 

Dhe ne e kemi lakun në fyt.

Financierja Flutura Sinani – 

Nëqoftëse këtë e ke miqësisht, të vazhdosh ti me ata të japësh intervista, harroje se futesh më në punë, sa të jem unë gjallë.

Pa mbaruar shkollën, pa marrë portalin, të japësh intervistë, të dalim ne prapë të Stopi … të fillosh punë, kjo është miqësisht.

Pas kësaj bisede, mësuesja takoi kryetaren e Bashkisë Gramsh, Luljeta Dollanin.

Kryetarja e Bashkisë –

Ja të flas unë një herë me atë çfarë do të thotë.

Pas dy ditësh, kryetarja telefonoi Almën.

 Kryetarja e Bashkisë – 

Ë … mi goc?

Mësuesja Jonuzi – O zysha, se atje kishte zhurmë dhe nuk dëgjova unë, ma shpjego edhe një herë mua tani?

Kryetarja e Bashkisë – 

Po do terezitesh pra, çfarë të të shpjegoj më shumë se kaq! Do terezitesh … rri rehat!

 

Rëndësi ka që do rregullohesh! Se jam në një mbledhje të premte, të shtunë, të dielë apo të hënën. Rëndësi ka që do rregullohesh.

Pas transmetimit të skandalit, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla falenderoi emisionin “Stop” dhe tha se ka nisur procedimi disiplinor ndaj kreut të ZA-së, Xhavit Dyrmishit dhe financieres Flutura Sinani.

“Unë sot kam filluar procesin disiplinor ndaj dy përfaqësuesve, që më bënë të ndihem jo vetëm ligësht, jo vetëm kokëulur, por edhe një herë të drejtoj gishtin nga vetja për të zhvilluar përgjegjësi të reja, për t’i dhënë fund çdo Xhaviti e Fluture apo kujtdo tjetër që shfaqet në ekranet tona, duke abuzuar me detyrën, etikën, besimin që të gjithë ne iu kemi dhënë për të qenë aty garant të një procesi të meritës dhe transparencës dhe jo të kundërtën.”

Sot emisioni “Stop” iu rithye këtij skandali për të zbuluar se si ka shkuar procedimi penal ndaj kreut të ZA-së dhe financieres.

Alma – Ça bën?

Flutura –

Mirë! Ça bën ti?

Alma – Qysh je?

Flutura –

Mirë!

Alma – E more atë?

Flutura – 

E mora.

Alma –  E more atë, e kërkove?

Flutura –

Shkresën? Nuk ta dha ajo vajza ty?

Alma – Jo!

Flutura –

Urdhër-pagesa të fillojë nga data 01.07. 2017, sipas listës së bashkangjitur të këtij urdhri. Këtu janë të tërë punonjësit. Dakord? Kështu ka ardhur nga Ministria e Arsimit.

Alma – Ka ndryshuar tani?

Flutura –

Po!

Alma  – 69 –ta ishte kjo?

Flutura – 

Jo, jo! Ka ndryshuar. Si?

Alma – 69-ta.

Flutura –

Jo, jo! Eshtë urdhri i zyrës së tij që vjen me email.

“I bëj thirrje ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, si një nënë, si një grua, si një kolege, ta shikojë me përparësi rastin e punësimit tim sepse jam një nënë e divorcuar, jam një kryefamiljare, jetoj me shtëpi me qera, kam një vajzë 17 – vjeçare … dhe mundësitë në rrethin e Gramshit janë shumë të pakta që unë të kem një punë tjetër për t’i përmbushur detyrat e mia si familjare.

Di që në Gramsh, në dy shkolla janë dy vende vakante dhe dua që të mos ketë hakmarrje për shkak të denoncimit që unë kam bërë në emisionit “STOP”, nga kjo Zyrë Arsimore.

Dua të më rikthejnë vendin e punës, i cili më është marrë në mënyrë të padrejtë!”

shprehet mësuesja Alma Jonuzi.

Tani na mbetet vetëm të presim që zëri i saj të dëgjohet dhe të rikthehet në punë.