“Kartoni” lë pa provim e pa punë studentët e farmacisë.

Studentët e farmacisë, që u diplomuan në korrik 2016 në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë,nuk mund të japin provimin e shtetit më 5 janar, pasi mungon kartoni i diplomës. Pa këtë provim, nuk ushtrojnë dot profesionin 58 studentë. “Stop” flet për këtë shqetësim me farmacistë, studentë, presidenten e Urdhrit të Farmacistëve dhe rektorin e Mjekësisë. Në fund duket, se është gjetur një zgjidhje, duke caktuar një tjetër datë në janar, për provimin e shtetit.

Studentët e Fakutetit të Farmacisë, që u diplomuan në korrik 2016 në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, i janë drejtuar emisionit “STOP” pasi nuk mund të japin provimin e shtetit më 5 janar. Arsyeja është se u mungon kartoni i diplomës. Pa këtë provim, nuk ushtrojnë dot profesionin rreth 58 studentë. “STOP” flet për këtë shqetësim me farmacistë, studentë, presidenten e Urdhrit të Farmacistëve dhe Rektorin e Mjekësisë. Në fund duket, se është gjetur një zgjidhje, duke caktuar një tjetër datë në janar, për provimin e shtetit.

Presidentja e Urdhërit të Farmacistëve, Diana Thoma, ngre shqetësimin për këtë çështje dhe thotë se ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Urdhri i Farmacistëve, përderisa merr përsipër regjistrimin e këtyre kandidatëve në listat përkatëse dhe këto lista ia delegon AKP – së, e ka ngritur si shqetësim që në muajin tetor mospajisjen e këtyre studentëve me diploma. Fillimisht është një shqetësim i cili është ngritur pranë rektoratit dhe më pas është përcjellë në Ministrinë e Arsimit sepse ishim para faktit që këta studentë të tëra përcaktimet i kishin kaluar me sukses. Provimi i Shtetit organizohet dhe përcaktohet nga Ministria e Arsimit. Ishte ky institucion që ne i drejtuam pyetjen sesi do të procedohet me këta studentë. Sot e kësaj dite jemi në mungesë të kësaj përgjigjeje.”

Ndërkohë rektori i Universitetit të Mjeksisë, Arben Gjata në një bisedë telefonike me gazetaren e “STOP” thotë:

Rektori – Sa u ndava nga ministrja, thotë do hapi një sezon të ri për provimet e shtetit në janar. Do të marrin diplomat …

Gazetarja – Atëherë u hap?

Rektori – Do hapim një sezon të ri, pra nuk do ta japim në datën 4, por besoj brenda… do ta japim brenda janarit. Do hapim një sezon të ri për këto provimet e shtetit.

Gazetarja – Po. E morët konfirmimin nga Ministria e Arsimit?

Rektori – Po, po, po. Me kë po merr? P.sh nga ministrja.

Gazetarja – Profesor, jeni i disponueshëm të na jepni një intervistë?

Rektori – Po s’jam mi xhan, jam super i zënë tani. Më kupton? Që të talleni ju, pastaj, kur të dilni aty. Se i dhashë nja dy orë intervistë për ato 20 minutat edhe filloni talleni pastaj, kur dilni aty tek “Stopi”.

Gazetarja – Jo absolutisht.

Rektori – Se keni tall bythën, sa herë ju ka dashur qejfi. Po Sajmirin do ta takoj pak vetë do t’ia them.

Gazetarja – O zotëri, tani nuk është…

Rektori – Ne jemi, shiko tani në qoftë se ka një njeri më korrekt me ju dhe me të gjithë shtypin, unë kam qenë. Por që të tallni bythën, siç e keni tallur, ajo është e pafalshme.

Gazetarja – Zotëri ne telefonojmë, themi kush jemi, paraqesim problematikën. Nuk ka të bëjë fare tallja.

Rektori – Problematika, jo problematika.

Gazetarja – Edhe gjuha, që po flisni ju, nuk është fare etike njëherë. Më vjen keq, ky fjalor, që përdorni.

Rektori – Pse është etike, që të tallesh me njeriun, kur del në televizor?

Gazetarja – Jo. Unë e di, që është e drejtë të trokas në derën tuaj në momentin, që më vjen një denoncim, një ankesë, një kërkesë.

Rektori – Atëherë, atëherë.

Gazetarja – Prezantohem kush jam dhe nuk flas fare me fjalor të tillë.

Rektori– Atëherë nuk kam asnjë gjë me ju, se s’jam aty, ndërkohë ti po më kërkon një takim dhe unë do ta lë takimin, kur të kem kohë. Apo jo?

Gazetarja – Në rregull! Unë e kam kërkuar tashmë takimin.

Rektori – Atëherë e ke kërkuar takimin, kur të mbaroj, kur të kem kohë unë, do të lë takimin ty.

Gazetarja – Në rregull! Megjithëse është e drejta me ligj, domethënë e drejta e informimit por..

Rektori – Edhe drejta e informimit, e drejta e informimit mund ta marrësh me shkrim, edhe mund të sqaroj me shkrim, për gjithë çështjet që ke.

Gazetarja – Po sigurisht, është detyra juaj mbi të gjitha.

Rektori – Jo detyra ime është mbi të gjitha, që t’ju sqaroj me shkrim. Mund të jap intervistë, mund të mos jap intervistë dhe kjo është e drejta ime. Apo jo?

Gazetarja – Në rregull.

Rektori – Atëherë është e drejta ime jap apo s’jap. Të jap apo të mos jap intervistë me gojë.

Gazetarja – Po duhet të më sqaroni, është e drejta e informimit. Se unë vij trokas, kam këtë paqartësi. Ligji parashikon… eprori…

Rektori – Atëherë çfarë paqartësie që ke bëje me shkrim, atë çfarë ankese ke dhe çfarë paqartësie ke dhe ne t’i shpjegojmë me shkrim.

Gazetarja – Po në rregull me shumë dëshirë madje. E doni edhe korenspodencën me email, me shumë dëshirë.

Rektori – Jo, moj jo, na e ço me shkrim, leje me shkrim tek sekretarja. Do të sqarojë ………

Gazetarja – Sapo isha tek sekretarja, ja kam lënë takimin, numrin dhe çështjen e ankesës.

Rektori – Atëherë midis takimit dhe zgjerimit janë dy gjëra të ndryshme. Ju filloni çfarë ankese keni dhe ne do t’ju sqarojmë me shkrim.

Gazetarja – Sigurisht! E lashë edhe tek sekretarja.

Rektori – Patjetër xhan.

Gazetarja – Të përshëndes!

Rektori – Të përshëndes dhe unë! Hajt!

Skandali, prokurori e gjykatësi lirojnë vëllain dhe kunatin e kryebashkiakut të Policanit.

Drejtësia shqiptare po vihet cdo ditë e më shumë në sy të ciklonit, për skandalet e njëpasnjëshme, që prodhon.Objekt i emisionit “Stop” është gjykata dhe prokuroria e Beratit.Prej 1 viti e gjysmë Fatjon Tarellari është në paraburgim, pasi bashkë me 4 persona të tjerë, u akuzua për posedim lëndësh narkotike. Nga 5 personat e ndaluar, 2 u liruan, ndërsa 3 të tjerët janë në qeli. Një investigim i “Stop” nxjerr në pah, se personat e liruar “për rastësi” janë Artur Zotka dhe Abedin Nurellari, përkatësisht vëllai dhe kunati i kryetarit të bashkisë së Policanit. Avokati i Tarellarit, Arben Llangozi tregon disa arsye, që e bëjnë të padrejtë procesin ndaj klientit të tij.Ndërsa prokurori i cështjes fillimisht deklaron, se 5 personat e akuzuar për drogën janë në burg. Por më pas interesimit e “Stop” e quan presion në hetime…?!

Drejtësia shqiptare po vihet çdo ditë e më shumë në sy të “ciklonit”, për skandalet e njëpasnjëshme që prodhon. Këtë herë objekt i emisionit “STOP” është Gjykata dhe Prokuroria e qytetit të Beratit. Prej 1 viti e gjysmë, Fatjon Tarellari është në paraburgim, pasi bashkë me 4 persona të tjerë, u akuzua për posedim lëndësh narkotike. Nga 5 personat e ndaluar, 2 u liruan, ndërsa 3 të tjerët janë në qeli. Një investigim i “STOP” nxjerr në pah se personat e liruar, “për rastësi” janë Artur Zotka dhe Abedin Nurellari, përkatësisht vëllai dhe kunati i Kryetarit të Bashkisë së Poliçanit.

Avokati i Tarellarit, Arben Llangozi tregon disa arsye që e bëjnë të padrejtë procesin ndaj klientit të tij.

Është bërë një bisedë telefonike. Nga prokuroria është një informacion rreth dy fletë, ku është bërë sëbashku me një ndaj poseduesve, që kanë pasur edhe lëndën narkotike dhe Fatjoni në të gjithë dyfletëshin që ka dhënë Prokuroria, në asnjë rast nuk pranon që ka kryer ose të jetë ndonjë dyshim që ka folur për këtë lëndë narkotike. Personat e kapur në flagrancë janë Artur Zotka dhe Abedin Nurellari. E shpreh edhe prokurori i çështjes për gjykim, ku është ndyshuar masa nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” në Gjykatën e Apelit Vlorë. Një tjetër detaj që është i rëndësishëm është vendimi i Gjykatës së Apelit i datës 03.11.2015, ku të tre gjyqtarët e Gjykatës kanë gjykuar ankimin kundrejt masës së bërë nga avokati për Fatjon Tarellarin, që të njëjtë gjyqtarë që kanë dhënë “arrest shtëpie” për dy të pandehurit e tjerë kanë vlerësuar që, Fatjon Tarellari është me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe do të rrijë në burg. Në këto shtatë faqe të vendimit, në asnjë shkronjë nuk shkruhet se çfarë ka kryer Fatjon Tarellari, por duke iu bazuar ligjit, që t’i heqësh lirinë personit duhet të kesh dyshime të arsyeshme. Dyshimet e arsyeshme nuk duhet të jenë të bazuara në ide ose në mendim, por në prova. Nga ana e Gjykatës nuk është një vendim i bazuar në prova.”

Ndërsa prokurori i çështjes, Tasim Puci, fillimisht deklaron se pesë personat e akuzuar për drogën janë në burg. Më pas, ai i thotë gazetarit investigativ të emisionit “STOP” se nuk ka të drejtë të pyesë më tepër, pasi sipas tij, po kalon në një çështje hetimi me pyetje.

Gazetari – Çfarë prova të reja ka përshembull?

Prokurori – Asnjë provë s’ka, të gjitha …

Gazetari – Po pse mbahen brenda?

Prokurori – Po është për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Gazetari – Po pse dy të tjerët janë jashtë?

Prokurori – Kush të tjerë?

Gazetari – A janë kapur 5 për këtë?

Prokurori – Janë… të gjithë brenda janë.

Gazetari – Vëllai i kryetarit të Bashkisë Poliçan dhe kunati.

Prokurori – Është me arrest shtëpie, e ka nxjerrë Apeli.

Gazetari – Po pse? Si e ka nxjerrë atë dhe këta të tjerët s’i ka nxjerrë?

Prokurori – Gjeje pse e ka nxjerrë…Ta gjejë Apeli atë, sepse është më i madh se ne.

Gazetari – Çfarë ke konstatuar nga hetimet një gjë plus për Fatjonin?

Prokurori – Hetimet i bëj unë dhe mua më kontrollon dikush tjetër.

Prokurori – Ti po hyn në hetim tani, kjo është çështje hetimi.

Gazetari – Po hyj, sepse unë jam gazetar investigativ. Por mua, si gazetar më lind pyetja: kur arrestohen 5 pse 2 dalin? 

Çfarë risie ka në hetim për Fatjonin?

Prokurori – Është prodhim dhe shitje narkotikësh. Janë në bashkëpunim. Fatjon Tarellarit i ka dalë shenja e gishtit në vendin ku është gjetur.

Gazetari – Ok!

Prokurori – Në rast, se unë tani do t’i jepja aq sa mendoja unë, tani nga frika do jap edhe më shumë, sepse është presion.

Gazetari – Z. Puci.

Prokurori – Më vjen shumë keq…, se unë tani kam…, ushqej kalamajtë me këtë punë. E kupton?

Gazetari – Absolutisht, nuk e vë në dyshim.

Prokurori – Kur ti vjen dhe më futesh në hetim…

Gazetari – Nuk po të futem, thjesht po pyes nuk po të kërkoj detaje.

Prokurori – S’të takon të pyesësh.

Gazetari – Raporti yt është publik. E ka avokati, mund ta gjej unë.

Prokurori – Po merri atëherë, s’të takon të vish as në gjykatë, ka rregulla për të hyrë, s’të takon të ngresh këtë rrjetë presioni.

Gazetari – Jo presion, nuk po më kupton, nuk po bëj fare presion. Çfarë leverdie kam unë të ngre presion, unë s’e njoh fare…

Prokurori – Kështu është Shqipëria… funksionon…

Gazetari – Unë s’e njoh fare Fatjon Tarellarin.

Prokurori – Ti e ke dajë…,teze…

Gazetari – Jo, absolutisht. 

Prokurori – Ka gjetur dy miq, ai dhe vjen dhe bën presion.

Gazetari – Jo, të lutem! Këto i ke të pabaza dhe nuk t’i pranoj.

Prokurori – Nuk t’i kam të pabaza dhe unë…

Gazetari – Unë jam gazetar. 

Prokurori – Të nxjerr 200 herë edhe te ajo.

Gazetari – Unë jam gazetar shkoj në gjithë Shqipërinë, tani i bie i kam unë të gjithë kushërinj?

Prokurori – Po ashtu është …

Gazetari – Jo, jo …nuk është ashtu.

Prokurori – E di si funksionon.

Mashtrimi i Vladimir Cukës me fatin e invalidit dhe dhomën shqiptaro-serbe.

“Stop” i rikthehet cështjes së mashtrimit të invalidit Amarildo Rushani, nga ana e atij, që pretendon të jetë president i dhomës së tregtisë shqiptaro-serbe, Vladimir Cuka. Ky i fundit kishte deklaruar, se motra e Amarildos, Redina Rushani kishte dhënë 7 mijë euro, në formë donacioni për mobilimin e dhomës së tregtisë. Vetë Redina në në intervistë për “Stop” thotë, se ky është mashtrimi i rradhës i Cukës. Ajo thotë, se është e varfër e nuk mund të financonte një institucion. Në dhomën e tregtisë shqiptaro-serbe nuk kanë një dokument, ku mund të mbështesin pretendimet e tyre për mënyrën, sesi janë dhënë 7 mijë eurot. Vetë i sëmuri, që po jeton ditë të vështira, i shtruar në sanatoriumin e kryeqytetit, përforcon mashtrimin e Vladimir Cukës.

Emisioni ”STOP” i është rikthyer çështjes së mashtrimit të invalidit Amarildo Rushanit, ku Vladimir Cuka është prezantuar si President i Dhomës së Tregtisë Shqipëri – Serbi, duke i marrë 7 mijë euro në këmbim të një medikamenti që gjendej në Serbi, që do ta ngrinte në këmbë atë.

Vladimir Cuka kishte deklaruar se motra e Amarildos, Redina Rushani kishte dhënë 7 mijë euro, në formë donacioni për mobilimin e Dhomës së Tregtisë. Vetë Redina, në një intervistë për “STOP” thotë se ky është mashtrimi i radhës i Cukës. Ajo thotë se është e varfër e nuk mund të financonte një institucion. Në Dhomën e Tregtisë Shqiptaro – Serbe nuk kanë një dokument, ku mund të mbështesin pretendimet e tyre për mënyrën sesi janë dhënë 7 mijë eurot. Vetë i sëmuri, që po jeton ditë të vështira, i shtruar në Sanatoriumin e kryeqytetit, përforcon mashtrimin e Vladimir Cukës.

“STOP” ka sjellë në vëmendje kronikën e datës 14 dhjetor 2016 ku vetë Amarildo sëbashku me nënën e tij tregojnë për mashtrimin që i ka bërë Vladimir Cuka.

“Jam 23- vjeç dhe i jam drejtuar emisionit “STOP” pasi një person, i cili quhet Vladimir Cuka më ka marrë 7 mijë euro. Mu afrua duke pirë kafe në lokal dhe më tha se për këtë sëmundje që ke ti, unë të shëroj në Serbi. Fola me familjen për këtë problem dhe i thashë më duhen 7 mijë euro që të shërohem. Mami shkoi dhe mori kredi në bankë, që unë të shërohesha dhe më pas vajta tek noterja dhe bëra një kontratë deri në datën 30 Tetor. Vladimir Cuka duhet të më çonte në Serbi, por nuk më çoi gjatë kësaj kohe. E kam marrë në telefon, por nuk më përgjigjet, më mashtroi. Vladimir Cuka hiqej si President i Dhomës së Tregtisë Shqipëri – Serbi dhe me këtë më ka mashtruar. I bëj thirrje shtetit të më ndihmojë, pasi jam në Tiranë në mes të rrugës dhe nuk kam as shtëpi asnjë gjë.”

Nëna e Amarildo tregon për “STOP”, sesi u takua djali i saj me Vladimir Cukën.

Erveshe Rushani: “

Djali më merr në telefon dhe më tha; mami më duhen disa lekë pasi më ka dalë ilaçi i sëmundjes time. E pyeta djalin si u njohe dhe ai më thotë për emrin e Vladimir Cukës. Ai i kishte kërkuar 7 mijë euro për të shëruar sëmundjen. Erdhi në shtëpi dhe u prezantua si Presidentit i Dhomës Serbi – Shqipëri. Na tha se ka një mik në Serbi, i cili do shëronte sëmundjen e djalit. Na kërkoi 7 mijë euro, pasi nëna bën çdo gjë për fëmijën. Më pas na i preu lidhjet, djalit i bëri bllok mua ma fiku telefonin. Kjo gjë na ka shkatërruar, mbyllja e telefonit. Jam shumë e lodhur nga jeta, me dy invalidë, vajzën e kam të divorcuar. Mua që 37 -vjeç më është shkatërruar jeta. Më shumë keq më vjen që i tha djalit se do shërohesh dhe tani është zhdukur. Vladimiri për mua është një mashtrues ordiner.

Ndërkohë Redina Rushani hedh poshtë pretendimin e Vladimir Cukës, për dhënien e 7 mijë eurove për donacion Dhomës së Tregëtisë.

“Kjo nuk është e vërtetë pasi ato lekë nuk ia kam dhënë unë. Ato lekë ia ka dhënë familja ime, nëna me vëllanë gjë që unë e hedh poshtë. Ai nuk ka asnjë fakt, asnjë dokument, që të tregojë që unë i kam dhënë këto lekë. Në qoftë se e tregon ai dhe ka një dokument që thotë që këto lekë i ka dhënë Redina, atëherë po e pranoj unë. Por ai nuk ka asnjë letër, këtë kontratë e ka bërë me nënën time. 

Me çfarë e vërtetojmë?

  

“Tani këtë gjë unë e vërtetoj se gjërat duken. Siç e shikoni edhe ju vetë që unë jam me dy vëllezër invalid, jam me shtëpi me qera, nuk kam asnjë të ardhur që e vërteton që unë i kam dhënë ato 7 mijë euro për atë. Unë kam mbaruar universitetin, jam pa punë.”

Nëna e Amarildos tregon se një pjesë e shumës së parave që prentendohet se janë kthyer, ende nuk i ka në dorë.

Na është komunikuar që ju është kthyer një shumë lekësh prej 230 mijë lekësh të reja. Ju keni marrë lekë?

“Unë se kam takuar zotin Vladimir Cukën, që t’i marr lekët. 

Dikë tjetër nga Dhoma e Tregtisë?

“Nuk i njoh të tjerët, vetëm Vladimir Cukën njoh. Ai të vij të përballet dhe të më thotë që të kam dhënë 2 milionë lekë të vjetra. Ka letra, ka vërtetuar gjë? Jo! Unë dua lekët që më ka marrë, 7 mijë euro, që i ka të regjistruara.”

Menjëherë pas kësaj historie, Amarildo është përkeqësuar nga gjendja shëndetësore dhe ai sërish thotë se Vladimiri është një mashtrues dhe shteti duhet të marrë masa për të tillë persona.

“Nuk ka lidhje fare se çfarë thotë Vladimiri. Ai është mashtrues. Lekët mi ka marrë mua. Motra s’ka lidhje fare me këtë pjesë. Ai të vijë e të përballet me mua kudo që të jetë. Unë i bëj thirrje shtetit të mos i lë këto mashtrues të ecin rrugës.”