Urimet nga kokat e kombit dhe ndihma për familjen në Bulqizë.

Në ditën e fundit të vitit nuk mund të mungonin urimet me humor nga kokat e kombit, deputët e parlamentit të Shqipërisë. Më pas “Stop” ka udhëtuar në fshatin Gjoricë të Bulqizës, ku një kompani private ka ndihmuar familjan e Qemal Varkut për festën dhe pajisjet shtëpiake. Kryefamiljari 63 vjecar tregon, se është i papunë, në kushte mbijetese dhe në një dhomë jeton me gruan dhe 6 fëmijët. Por sot familja e tij ka mundësi të festojë.

“Stop” dhe “Fundjava ndryshe” u mundësojnë festën dhjetëra familjeve.

Emisioni “Stop” dhe “Fundjava ndryshe” kanë shpërndarë ndihma në familjet e varfra në zonën e Krrabës, në fshatrat Skuter, Mushqetë etj. Arbër Hajdaraj së bashku me të rinjtë vullnetarë dhe gazetarët e emisionit “Stop” kanë bërë të lumtura 8 familje, që pa këto ndihma, nuk do të mund të festonin natën e ndërrimit të viteve. Ndërsa familja Qershori në Picallë është bërë me shtëpi të re, falë sensibilizimit të emisionit “Stop” dhe mbështetur nga “Fundjava ndryshe”. Në Picallë mes familjarëve ishte dhe Saimiri me Gentin.

“Stop” dhe EHW pranë familjeve në nevojë.

Emisioni “Stop” dhe Kompania “EHW”, kanë shpërndarë ndihma për familjet në nevojë. Përfaqësuesja e EHW, Idina Kamberi dhe gazetarja e “Stop” kanë shkuar në 6 familje dhe në shtëpinë e të moshuarve në legjen “Ali Demi”, ku kanë dhuruar asortimentet kryesore të tryezës së natës së ndërrimit të viteve. Në fund edhe pak momente humori, gjatë këtij misioni në ndihmë të njerëzve në nevojë.