Jashtë kameras, humor e të qeshura në Stop. (pjesa e parë)

I gjithë emisioni i ditës së parë të vitit sjell për audiencën momentet më pikante të një sezoni rrugëtim të “Stop”. Situatat e patransmetuara, ku moderatorët kanë shpërthyer në të qeshura vijnë në programin festiv të 1 janarit.Emisioni i parë i sezonit, i 5 shtatorit mblodhi shumë vajza balerina në studio. Pak ditë më pas fenomeni “Shukri Xhelili” ngriti temperaturën në studion e “Stop”. Policia në aksion për të shpëtuar mace dhe më pas pishat e rrezikshme në rrugën Tiranë-Elbasan, janë disa nga episodet, që shkaktuan ilaritet, gjatë përgatitjeve të programit.

Jashtë kameras, humor e të qeshura në Stop. (pjesa e dytë)

Rasti i mjekut Kico Stefanidhi, nis serinë e të qeshurave shpërthyese të Saimirit dhe Gentit. Një situatë tragji-komike ka përcjellë në studio edhe rasti i Indritit, që kurohej në sanatorium, por ilacet i erdhën enkas nga Kosova.Flauti për vëthë e byzylykë dhe busti i Skënderbeut, i katandisur nëpër depo e magazina në Kukës, kulmojnë humorin e kësaj pjese të programit.

Jashtë kameras, humor e të qeshura në Stop. (pjesa e tretë)

Batuta e deles më dridhje në Surrel, për të ruajtur qetësinë e familjes kryeministrore, nis situatat e humorit në studion e “Stop”. Të qeshurat e papërmbajtshme të Saimirit dhe Gentit, vijojnë me ekspozitat e kryeministrit Rama nëpër botë dhe vendimin e kreut të opozitës Lulzim Basha për të hapur edhe një herë PD-në.