17 festa në 2017-ën..?! A jemi popull festiv?…

Vetëm në vitin 2017 qytetarët shqiptarë festuan plot 17 ditë festa zyrtare, pa numëruar rastet, kur festat kanë rënë në fundjavë dhe pushimi ka vijuar edhe të hënën. Renaldo ka realizuar intervista për sensin e festave dhe shumë nga qytetarët shprehen, se ka festa, por ato duan para dhe këto të fundit mungojnë…

Fati në filxhan…? Mos i humbisni këshillat e dy “fallxhoreve”.

Të gjithë kemi kuriozitet për të mësuar mbi të ardhmen, sidomos në fillim-viti.Por kur je para një dileme, apo vendimarrje të vështirë, kureshtja të con edhe të shohësh filxhan. Qytetarja jonë ka shkuar në dy “fallxhore” në qytetin e Elbasanit, pasi u ka dalë nami, se shohin mirë dhe gjejnë gjëra…Vajza jonë është beqare, por i thotë, gruas, që sheh filxhan, se po ndahet nga bashkëshorti. Përgjigja është legjendare: vajza mund të jetë shtatzënë, ndaj të mos i nisë procedurat e divorcit?!…Në rastin e dytë të “fallxhores” alternative, vajza i thotë, se i ka rënë në kokë për Taulant Ballën, por “vizionarja” i këshillon të shohë të tjerë zyrtarë, që i vijnë rrotull në parti, edhe pse vajza nuk ka parti…!!!

Biseda mes Fallxhore dhe qytetareve:

Presim 30 minuta

Fallxhorja – Ke pas shok dhe je nda, apo po e njeh ime shpejt? Ke pas, je nda thotë, apo po të vjen prapë personi mbrapa thotë?

Qytetarja – Shiko! Puna ime është një çikë e komplikuar, se me një fushatë elektorale, kam takuar këtë kryetarin e PS-së, d.m.th, nuk është kryetar, është deputet i PS, Taulant Balla. E takova dhe më shtrëngoi dorën aty, d.m.th, u fiksova pas tij, kupton? Kjo është, prandaj erdha të shikoj.

Fallxhorja – Dëgjo nënën këtu! Unë nuk të shikoj me atë. Unë të shoh me person tjetër. Je nda, apo po të vjen mrapa?

Qytetarja – Jo!

Fallxhorja – Ai më shumë, se të mbajë si të dashur, nuk të merr  thotë. Thjesht si të dashur. Këtë e di ti, e pranoje,  mos e prano  punë për ty. Po, nuk e shikoj që…

Qytetarja – Po, s’ka gjë!

Fallxhorja – E nuk shikoj, që ai të shkatarrojë familje për ty, nuk e shof këtë gjë thotë. Shof persona të ri po në atë parti, që ti je, që ty të vijnë rrotull. Prandaj mos ba budallallëk, që të shpifësh kot, që e du, apo poqa me atë, sepse ke persona të tjerë, që të vijnë rrotull po në atë parti. Ti vete!

Fallxhorja –Flet në telefon ti me këtë, moj?

 Qytetarja – Jo! Nuk flas në telefon fare.

 Fallxhorja – Sepse shikoj, që  do komunikojë nëpërmjet një telefoni. Nuk e di, se ca do bani, se si, se qysh. Po e shikoj, që do bisedoni nëpërmjet telefonit. Nuk e shikoj këtë me reagim. Të jep një datë 25, që do ta takosh për së dyti. Një datë 25, se ça  feste mund të jetë, se ça feste mund të takoheni, unë s’e di thotë. Po në datë 25, do takoheni apo do pini edhe ndonjë kafe të dy. Se ça do shprehësh ti thotë, se ky nuk flet thotë, po ti do t’i shprehësh dicka.

Fallxhorja – E shof, që ti thotë, po luan  gurë edhe murë, për ta kthyer mbas vetes këtë njeri. Kurse këtu në të  ardhmen nuk e di thotë. Thjesht takime mund të lindin, por kshu, se s’i dihet se ajo i koqe gruri është. Po edhe atij, mbase i ke ranë në tru ti (Taulant Ballës), ku e di unë e shkreta. Edhe thjesht, u shikoj në takime, se ça do bani, nuk e di. Ti vetë edhe në andërr të del kjo lloj fytyre?

Qytetarja – Po, po!

Fallxhorja – Sikur bisedon, thotë. Sikur flet, sikur pika-pika thotë. Nuk e di.

 

***

Frallxhorja – Si jeni? Mirë?

Qytetarja – Mirë! Na trembe me atë të bërtitur. Thashë, na kapën.

 Fallxhorja – Policat aa? Hajde, hajdi! Unë nuk kam ba asigja.

Qytetarja – Po hë, s’ka problem! Ulemi këtu.

Fallxhorja – Ça bani goca?

 Qytetarja – Mirë, mirë!

 Fallxhorja – Si keni kaluar?

 Qytetarja – Çka!

 Fallxhorja – Keni ardhur nganjëherë te unë ju? Jo?

Qytetarja – Jo, mua një shoqja ime më tha.

Fallxhorja – Të amla goca?

Qytetarja – Të ëmbël, po!

 Fallxhorja – Unë, kafen e boj të mirë, unë.

Qytetarja – Dhe vet qënke e mirë, kam dëgjuar.

 ( Momenti kur fallxhorja fillon të lexojë filxhanin)

 Fallxhorja – Oiii, ke vanë durët në tokë, mos u dorëzo…!

 Qytetarja –Shumë!

Fallxhorja – Je dorëzu shumë. Mblidhe veten! Ta them si motër. Ke ra në vendim të kuq.Prapë ke një shtat lajm. Vetëm mami të mbështeska ty aa…?

 Qytetarja – E ça thotë ajo, mos e vra mendjen! Mos kështu!

 Fallxhorja – Kanë dalë dhe içik lajmet, që je nda.

 Qytetarja – Po, normal! Teksa nuk shkon atje, ça do bësh?

 Fallxhorja – Po babi jot të ka kthy kurrizin?

Qytetarja – Babi po, e mora vetë prandaj.

 Fallxhorja – Ke ra içik me siklet, po ke nji shtat lajm, ue.., po sa ditë ke, që nuk ke fol?

 Qytetarja – Po bëj goxha, dy javë po iherë, që nuk flas.

 Fallxhorja – Do të vijë prapë ai.

 Qytetarja – Po atë punë ka ai, ashtu e ka, rri lutet.

 Fallxhorja – Ti je me dhomë gjumi me të gjitha ëë..?

 Qytetarja – Po, po! Normale.

 Fallxhorja – Po kështu..,plaçkat i more ti?

 Qytetarja – Jo nuk i kam marrë. Atje i kam.., vetëm rrobat e mia.

Fallxhorja – Me nji fjalë, plaçkat, që ke blerë, tujat, i more ti?

 Qytetarja – Të miat i kam marrë.

 Fallxhorja – Sa siklet ke  kaluar moj..! Ke qenë shtatzanë ti?

 Qytetarja – Jo, shtatzanë jo, por kam tentu. Në prag.

 Fallxhorja –Ça ke?

 Qytetarja – Nuk kam qënë, jo.

 Fallxhorja – Kishit plane?

Qytetarja – Plan, po e kishim, po si erdhën gjërat…, të rinj jemi akoma, sa jena martu.

 Fallxhorja – Mua më del, që ti ke qenë shtatzanë, apo je shtatzanë?

 Qytetarja –  Të del, që jam shtatzanë aty?

 Fallxhorja – Po më del. Sheh, si po shtrëngohem, ti e ke unë po shtrëngohem. Ke një tresh, lajm e ke me rrugë zgjidhje. Do qeshësh. Mos ke frikë, se nuk do qash më!

 Qytetarja – Ishallah kanë mbaruar hallet, thuaj!

 Fallxhorja – Ke dhe një ti.., vjehrrin e ke ti?

 Qytetarja – E kam vjehrrin, po.

 Fallxhorja – Se ky, të mbështeska jashtë mase.

 Qytetarja – Po unë e kam respektuar atë. E kupton? Se u ka çmend çuni edhe…

 Fallxhorja – Po kunati? Kunatë, çfarë ke?

Qytetarja –  Kunati rri në Gjermani.

Fallxhorja – Ka ba sherr ky me këta.
Qytetarja – Ky ka ikur, ka vite, që ka ikur.

 Fallxhorja – E  kuptoj! Po ky ka ba shumë sherr.

 Qytetarja – Ka ikur ky. Tha ik, nuk merrem me ju! Eshtë martuar andej, s’i plas shumë me ardhë në Shqipëri atij.

 Fallxhorja –  Jo, jo! Ka ba sherr me t’amën e tij, ai.

 Qytetarja – Mua nuk më thanë kështu.

 Fallxhorja – Po qysh do tregojë ai?! Më bërtiti çuni për ty. Ka ba shumë sherr me të amën e vet.  Qytetarja – Për mua?

Fallxhorja – Ke dhe një lajm tjetër: do të vijë vjehrra në shtëpi. Ty nuk të shkruan njeri, nuk ke gjëra, kështu facebook, jo a?

Qytetarja – Nuk kam as facebook, asgjë.

 Fallxhorja – Ty të ka ardhur një kërkesë.., ty mami t’i tregon.

 Qytetarja – Tregon, po kohët e fundit, ngaqë kam qënë e stresuar, nuk para….

 Fallxhorja – Ka ardhur një kërkesë, shumë e mirë, po nuk është, se ta ka thënë. Do ta thotë.

 Qytetarja – Nga është kështu, apo nuk e gjen aty? Apo nuk e shef aty?

 Fallxhorja – E ke me rrugë pra, nuk është, se jeton aty.

 Qytetarja – Eshtë jashtë shtetit?

Fallxhorja – Është jashtë shtetit motra jote, ka mundu me të ba na njo ty?

Qytetarja – Po, motra ime rri në Itali po s’e di…Nuk është, se ma ka thënë. Ajo thotë: shif këtë iherë. Pa i nda gjonat me këtë…

 Fallxhorja –Ti je me celebrime?

 Qytetarja – Po, po! Me celebrime.., normale, po pra ky është hall.

 Fallxhorja – Ti nuk i ke filluar fare celebrimet, për t’i bo divorcin, a?

 Qytetarja – Jo! Nuk e kam filluar atë proçes.

 Fallxhorja – Për mendimin tim, mos e baj!

 Qytetarja – Mos ta bëj thua? Pse, si del aty?

 Fallxhorja – Mua më del, që do rregullohen gjanat shumë shpejt. Po ti tregosh këtë lajmin, që ti je shtatzanë, nuk di çfarë të them…Zoti ju ndihmoftë! Suksese!

Qytetarja – Faleminderit, e dashur! Rrofsh!

Fallxhorja – Por, këtë testin, baje iherë.., nuk e di.

Qytetarja – Dakord! Sa të detyrohemi?

Fallxhorja – Të dyja nga dy mijë lekë. Po dhe po nuk i patët, nuk ka problem.

Qytetarja  – Jallah, ne kemi  ardhur për hall, njeriu ça nuk bon! Rrofsh! Shumë faleminderit Vera!

Fallxhorja – Mirupafshim!

Manzë, soba e shkollës në shtëpinë e drejtoreshës së “Hasan Gjyzeli”.

Qendra ekonomike e arsimit në Manzë i pajisi me soba të reja shkollat e zonës. Por njërës prej tyre duket se “ia vuri syrin” drejtoresha e shkollës “Hasan Gjyzeli”. “Stop” verifikoi situatën, bashkë me inspektoren Lindita Muhedini në të gjitha shkollat dhe përvec “Hasan Gjyzeli”, sobat ishin në punë. Drejtoresha Fiqerete Gjoka, pranoi se soba kishte ndenjur që në gusht në shtëpinë e saj, pasi në shkollë kishte probleme tubacionesh…

Zbardhje e bisedës:

Drejtoresha-Njena s’është vënë në përdorim, sepse nga tubat.

Drejtoresha-Do të hiqen, do të cmontohen, se i  vjedhin. I vjedhin, moj!

Drejtoresha-I vjedhin!

Drejtoresha-Fillimisht, ka ardhur një mësuese dhe i kam edhe faturat aty, që i ka tërhequr në Bashki. Edhe i ka sjellë atë ditë, edhe tha: Drejtoreshë, ku mund t’i lë dy sobat? Ku je momentalisht ? Tha, jam para shtëpisë tënde. Ka ardhur nga ora 4 pasdite.

Drejtoresha- Ti, i thashë, do hapësh portën, edhe do t’i fusësh brenda portës time.

Drejtoresha- Po!

Drejtoresha-Po, po!

Drejtoresha-Në shtator. Ishte momentale, sa i kishte në makinë tha. Peshojnë dy tonë.

Drejtoresha-Janë thanë, janë dy kuintal, edhe me vërte, këto janë shumë të rënda.

Drejtoresha-Vetëm për efektin e tubave. Momentalisht…

Drejtoresha-Tani, i kena ndezur sobat.

Drejtoresha-Unë edhe në zyrën time, jam pa sobë.

Drejtoresha-Nuk quhet e magazinuar në shtëpi…,kanë ardhur, që është bërë denoncimi tek ju.

Punonjësi i QEA- Nuk ka vlerë! Eshtë vetëm, për të ngrohur, nuk është për të ndenjur!

Punonjësi i QEA-Edhe ashtu mund të përfundojë.