STOP – EMISIONI 90 (SEZONI 3)

Emision: 05.01.2018


Hitparade i absurdit: Pse thonë jetë qeni?!…
Disa foto e video me qen kanë ardhur në redaksinë e emisionit “Stop”. Një qen mbi dyshek, një tjetër qen mbi makinë,një qen në market, një qen në thes i lidhur pas makinës, një grup qensh në parkimin e një pallati,një qen në autobuzin e Laprakës, një grup qensh në Elbasan, të tjerë duke u ngrohur në Farkë, e një tjetër grup në derën e drejtorisë së policisë në Lezhë. Janë këto fotot dhe videot, që shfaqen në këtë pjesë të emisionit dhe komentohen në studio në rubrikën “hitparade i absurdit”.

Në Universitetin e gjuhëve të huaja, ku mësimi nis nga zero?!…
Departamenti i gjuhëve të huaja në universitetin e Tiranës është krijuar në vitin 1947 dhe përbëhet nga 6 katedra të gjuhëve angleze, frënge, gjermane, italiane, spanjolle, dhe sllavo-ballkanike. Studentët shprehen, se janë të detyruiar që ta nisin mësimin e gjuhës së huaj, duke nisur nga niveli fillestar, edhe pse bëhet fjalë për një shkollë të lartë.Këtë e pranon edhe zëvendësdekani Alban Foci, i cili shprehet, se kjo është vendosur në bazë të kurrikulës dhe me miratimin e Ministrisë së Arsimit.Sipas tij, megjithëse nxënësit e post-reformës janë më të përzgjedhur, mësimi nis nga niveli zero…?!

Kamëz, iu dogj shtëpia nga shkëndija elektrike, “Stop” zgjidh dëmshpërblimin.
Mëngjesin e 23 shtatorit të vitit 2017, në rrugën OSBE në Kamëz, bie zjarr në një banesë dy katëshe,si pasojë e një shkëndije elektrike dhe fati i shpëtoi 3 fëmijët që ndodheshin brenda.Anila Halili, e zonja e shtëpisë tregon ngjarjen dhe thotë, se tani banesa është në kushte të mjerueshme.Edhe kryefamiljari, Maliqi, thotë, se i është drejtuar bashkisë së Kamzës, por nuk ka zgjidhur gjë.Gazetarja e “Stop” interesohet pranë bashkisë dhe drejtori i medias Artan Dërvishi premtoi kalimin e shumës prej 8 milionë lekësh në këshillin bashkiak, prefekturë e gjithë hallkat, që kërkon kjo procedurë. Sipas tij brenda 20 ditësh paratë janë në llogarinë e familjes Halili.

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*






Emisione