Vangjel Verdha nga fshati Spille tregon në emisionin “STOP”, se në mes të shtatorit 2016, humbi jetën djali i tij, i cili la pas 2 fëmijë. Vangjeli thotë, se i biri merrte 100 mijë lekë të vjetra në muaj për shkak të problemeve shëndetësore, por tani jetimët e tij, nuk kanë me çfarë të ushqehen. Edhe e shoqja dhe gruaja e djalit të ndjerë, kërkojnë ndihmë, për të rritur fëmijët e mbetur pa baba.

stopiii1

Me 15 qershor më vdiq djali dhe më la dy fëmijë jetimë. Unë jam 75 vjeç. Nuk kërkoj asgjë, vetëm kërkoj ndihmë për fëmijët, që i kam jetim. Pensioni që ka pas marrë çuni, t’i hidhet kalamajve, që të ushqehen edhe ato.

Sa të ardhura keni në muaj?

200 mijë lekë të vjetra.

Bashkëshortja e të ndjerit Ligor Verdha bën thirrje për ndihmë, për vogëlushët e saj.

stopiii2

“Të paktën të më japin pensionin e burrit, 100 mijë lekë të vjetra, që të ushqej edhe unë fëmijët. Nuk kam ku të punoj, jam me fëmijë të vegjël, vajza është 7 – muajshe. I lutem shtetit me gjithë shpirt, që të më shikoj vetëm ato dy fëmijë nuk dua për veten time.”

Besnik Kalaja, Drejtor i Skemës së Ndihmës Ekonomike, thotë, se në bazë të ligjeve në fuqi, i ndjeri Ligor Verdha trajtohej në një kategori, që nuk përfiton siguracion. Për pasojë, e vetmja alternativë i ka mbetur lidhja e ndihmës ekonomike që është 39 mijë lekë të vjetra në muaj e me të cilën, duhet t’ia dalin 3 vetë.

stopiii3

“Lidhur me problemin e të ndjerit, i cili ishte me përfitim paaftësie, kategoria e përfituesve të paaftësisë ku ka qenë përfitues Ligor Verdha nuk quhet kategori e siguruar nga shteti shqiptar, në bazë të legjislacionit shqiptar. Në këto kushte unë isha i detyruar duke qenë se familja ishte tepër në nevojë, t’iu ofroja kundrejt vendimit 904, që të futej në skemën e ndihmës ekonomike, ku familja me tre vetë merr 3900 lekë.

A mund të dalin 3900 lekë për një familje?

Për mua, se jemi familjarë vetë nuk dalin, por këto janë koeficientët e shërbimit të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë në shtetin tonë. /tvklan.al