Emisioni “STOP”, që transmetohet nga e hëna në të premte në ekranin e Televizionit Klan, sjell rastin e Fatri Dervishit nga Korça, i cili tregon përvojën e tij të pazakontë me mega-gjobën 50 milionëshe, për shkak të disa shkarpave, që mblodhi për t’u ngrohur në këto ditë të acarta dimri.

Erdha me biçikletë në këtë vend për të prerë disa shkarpa. Në atë moment vijnë inspektorët, me urdhër të inpektorit të përgjithshëm. Më morën që nga andej dhe më drejtuan në Drejtorinë e Pyjores të qarkut Korçë. Nuk më dhanë një kopje të proces – verbalit, që mua të më jepnin të drejtën për ankimim në instancat më të larta.

Po kur e morët vesh që kishit marrë një gjobë prej 50 milion lekësh të vjetra?

Unë e mora vesh kur Zyra Përmbarimore më sjell urdhrin e ekzekutimit të gjobës prej 50 milion lekësh të vjetra. Unë këto lekë nuk kam ku t’i gjej. Kaloi afati 10 ditor dhe pas disa ditësh vjen urdhri për ekzekutim të detyrueshëm dhe tani pres nga çasti në çast të bëjnë ekzekutimin e detyrueshëm.”

stop2

Edhe përgjegjësi i Drejtorisë Pyjore të Korçës pranon që me aplikimin e kësaj gjobe është gabuar, pasi në procesverbal nuk është shkruar që zoti Dervishi po mblidhte shkarpa, por filiza druri.

Gazetari – Fatri Dervishi është kapur duke prerë dru. Është një foto e bërë nga inspektorët dhe i është vënë një gjobë, diku tek 50 milionë. Është pak… Më kupton? Plus, që janë cilësuar filiza, nuk janë filiza këtu.

Përgjegjësi – Duket ajo domethënë që… duken edhe të thata…

Gazetari – Nuk janë filiza?

Përgjegjësi – Nëqoftëse është kapur në prerje, gjoba është e pashmangshme.

Gazetari – Po sa është gjoba? Sa fillon?

Përgjegjësi – 50 milionë.

Gazetari – Sa gjoba i janë vënë rasti të tillë? Keni?

Përgjegjësi – Të tillë…pfff… kështu 50 – tëshe nuk kemi shumë…

Gazetari – Sa janë?

Përgjegjësi – Sepse ne mjafton, që duhet t’i kapim në prerje. Domethënë ne 50 – tëshe mund të kemi diku te 5, 6…

Gazetari – Po kështu në të njejtin rast mund të jenë kapur?

Përgjegjësi – Jo, jo!

Gazetari – Si janë kapur?

Përgjegjësi – Mesa kam…, kur kam filluar unë…

Gazetari – Janë kapur me makina?

Përgjegjësi – Me motorseka. Unë i kapur domethënë me inspektorët, i kemi kapur në prerje me motorsekë.”

stop3Juristi i institucionit shpjegon se i ka thënë qytetarit ta apelojë gjobën, si e vetmja rrugëzgjidhje. Por Fatriut nuk i është vënë në dispozicion një kopje e procesverbalit të gjobës.

Juristi – “

Nuk e di, unë i kam dhënë e kam pajisur me tërë dokumentacionin atë… Më ka ardhur, ia kam dhënë, për të ndjekur ai të drejtat që i jep ligji, për ankime, për të gjitha. Unë e kam udhëzuar si ta bëjë ankimimin, sepse e kam edhe detyrim që ta shfrytëzojë atë të drejtë që i jep ligji, që ta ankimojë.”

stop4Në këto kushte, sipas Kancelarit të Gjykatës, Aleksandër Dino, shtetasi i dëmtuar duhet të hapë një tjetër çështje me objekt shfuqizimin e urdhërit të ekzekutimit.

“Bazuar në Kodin e Procedurës Civile janë disa lloje aktesh administrative vendimesh, si në rastin konkret, i nxjerrë nga Inspektorati i Pyjeve Korçë, të cilat janë tituj të ekzekutueshëm, pa u marrë një proces gjyqësor.

Në rastin konkret, a duhet ta analizonte gjyqtarja të gjithë procedurën që ka ardhur nga Inspektorati i Pyjeve?

“Çdo palë e interesuar, nëse vëren se ka një parregullsi ose ndonjë paligjshmëri, ka të drejtë që në momentin që vihet në dijeni, t’i drejtohet Gjykatës Administative me një kërkesë – padi ku të kërkojë shfuqizimin, anulimin ose pavlefshmërinë absolute të vendimit gjyqësor.” /

tvklan.al