Pjesa më e madhe e shqiptarëve e ndiejnë ende shijen e hidhur të firmave piramidale. Pavarësisht se kanë kaluar disa vite, në Shqipëri ka institucione financiare që janë të ngjashme. Bëhet fjalë për NOA-n, një rast i denoncuar në emisionin investigativ “Stop” në TV Klan.

Halim Gjata është ankuar në emisionin “Stop” për një problem me institucionin financiar NOA. Në vitin 2007 ka marrë një kredi prej 9 milionë lekësh. Pasi ka paguar 7 milionë ai është sëmurur dhe nuk mund të punonte.

stop 2

Kështu i ngelej që të shlyente dhe 5 milionë të mbetura ndaj NOA. Në atë kohë ai kishte dhe një furgon, të cilën banka (NOA) e kishte vlerësuar 12 milionë lekë. Pasi e kishin marrë mjetin, agjentët e NOA-s i kishin thënë se ishte “zhdukur”. Kështu Halim Gjata kishte mbetur sërish borxh. Madje, madje i kishin kërkuar edhe mbi 15 milionë lekë të tjera.

Historia e plotë

Përse i je drejtuar emisionit “STOP”?

Denoncuesi Halim Gjata:

Emisionit “STOP” i jam drejtuar për kërkesën time. Mora një kredi në vitin 2007 prej 9 milionë dhe duhet të paguaja 12 milionë. Pagova 7 milionë lekë, i ngelën dhe 5 milionë. Për 5 milionë lekë i kam lënë furgonin prej 12 milionë, i vlerësuar nga banka e tyre, me vlerësuesin e bankës. Mbas disa kohësh, unë u sëmura dhe nuk isha në gjendje të punoja më. Pasi s’punoja dot më, nuk po shlyeja më kredinë. Më erdhën oficerët e kredisë dhe komunikuam bashkë me ta. Ata më dhanë 15 ditë afat për të shitur furgonin.

Pas 15 ditëve, në qoftë se nuk shiteshe furgoni, e merrte banka fizikisht dhe e mori dhe nga ajo ditë nuk dihet se nga ka shkuar. Shkova iu drejtova punonjësit me prokurë të bankës PSHM, sot NOA dhe ai më thotë se furgonin e kam hedhur në plehra nuk e kam shitur. Ata më bënë presion dhe më dërguan një letër që duhet të paguaja 15 milionë e 550 mijë lekë.

Gazetarët e emisionit investigativ “STOP” shkuan në zyrat e institucionit financiar NOA, për rastin e zotit Gjata. Nuk është kjo vizita e parë, sepse rastet e mëparshme nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje. Pas disa orëve pritje maksimumi ishte një bisedë telefonike me drejtoreshën ekzekutive të NOA-s.

Drejtoresha ekzekutive e NOA, Herjola Spahiu:

Ideja është që unë nuk mund t’ju jap informacion juve. Domethënë kompania s’mund t’i japë një pale të tretë. Domethënë ai e ka marrë informacion që është një kredi për t’u shlyer…

Gazetarja:

Po është kredi për t’u shlyer e dashur, po furgoni që u la për kolateral ku është sot?

Drejtoresha ekzekutive e NOA, Herjola Spahiu:

Nuk është lënë kolateral, domethënë ne nuk kemi marrë asnjëherë asnjë kolateral furgon.

Gazetarja:

Atëherë unë me një deklaratë noteriale, që është firmosur në 2008, ku më përpara ka qenë oportunisti…

Drejtoresha ekzekutive e NOA, Herjola Spahiu:

Problemi është se ne në zyrat tona nuk kemi asnjë deklaratë të tillë dhe jemi munduar ta investigojmë në zyrën tonë të… dhe jemi duke u përpjekur dhe me noterin, por ai i shkreti paska vdekur, ai që paska noterizuar këtë deklaratë nuk ka qenë fare në zyrat tona. Dhe stafi që ka qenë në atë kohë, nuk është fare asgjëkund këtu domethënë dhe drejtori për degët që ka firmosur këtë na ka thënë që Halimi ka qenë në zyrat tona dhe na i ka treguar.

stop 4

Unë mendoj se është më mirë ta lëmë të trajtohet aty meqenëse, duke qenë se jemi ne pala akuzuese. Çdo palë e tretë është e pamundur të implikohet në këtë rast…

Gazetarja:

Unë e kuptoj shumë mirë, por kjo është puna ime…

Si rezultat noteri është gjallë.

Gazetarja:

Zoti Gjata kur kam vajtur para filialit të NOA bank ata më kanë deklaruar se nuk kanë asnjë kopje të aktit noterial që keni bërë në vitin 2008…

Halim Gjata:

Jo kjo s’është aspak e vërtetë. Kjo është një gënjeshtër që po bëjnë ata, me qëllim që të vjedhin dhe të abuzojnë në emrin tim. Këtë akt noterial ne e kemi bërë mbi shkollën “Vasil Shanto”, rruga “Bajram Curri”, në vitin 2008. Dhe për këtë kemi të tre nga një akt noterial, kemi të tre nga një kopje. Ata ndoshta e fshehin për të vjedhur dhe për të abuzuar punën e tyre, gjë që unë këtë fotokopje e kam me vete dhe nuk kanë shans absolutisht që të ma mohojnë diçka të tillë.

Gazetarja:

Do nisemi bashkë për të marrë një kopje të aktit noterial që është bërë në 2008-ën?

Halim Gjata:

Patjetër…

Gazetarja:

A është kontrata jote kjo, deklaratë noteriale… sot më 16.08.2008, pranë meje noter… A e ke firmosur ti?

Noteri Reshat Leskaj:

Po, po pse…

stop 3

Halim Gjata:

Tek shkolla “Vasil Shanto” ke qenë…

Noteri Reshat Leskaj:

Atje kam qenë unë, po lëre tashi…

Gazetarja:

Vetëm ta shikosh të lutem, a është një deklaratë që e keni….

Noteri Reshat Leskaj: Kjo është njëra kopje që i kam dhënë këtij, një kopje që bëhet, sepse bëhen tri kopje. Një e merr institucioni vetë, një e merr qytetari një e mbaj unë, kjo është e gjitha.

Gazetarja: Unë të falënderoj dhe paç jetën e gjatë! Faleminderit! /tvklan.al