Emisioni “STOP” solli këtë të premte pamjet e mjerueshme në të cilën jeton komuniteti rom dhe ai egjiptian në qytetin e Pogradecit. Janë rreth 40 familje që janë strehuar prej 20 vjetësh në një godinë, që ka shërbyer si qendër rezidence për minatorët e zonës në kohën kur fabrikat kanë qenë ende në punë. Familjarët ankohen, se askush nuk kujtohet për vështirësitë e tyre, as në këto ditë me mot ekstrem që ka përfshirë të gjithë vendin.

3s

“Këtu e shikoni vetë se në çfarë gjendje jemi ne. Nuk kemi asnjë ndihmë, burrin e kam të plagosur dhe jam bërë vetë burrë e vetë grua. Shkoj dhe laj ndonjë tapet që të marr 200 lekë, që jetoj për të ngrënë bukë. Ne kemi gati 20 vite që jetojmë këtu. Tualetet i kemi jashtë në korridor, dritare nuk kemi fare, i kemi të thyera dhe i kam vënë batanije.

1s

Një tjetër banore e kësaj godine shprehet se:

“ Po bëjmë 25 vite që banojmë këtu, nuk kemi kushte fare. Jemi vetëm me një banjo që e përdorin 25 veta, por edhe ajo është e shkatëruar. As ujë asgjë nuk ka brënda.”

2s

Një tjetër banor thotë se:

“Kam 26 vjet që jetoj këtu. Jam i papunë dhe prej gati 8 muajsh më kanë prerë ndihmën ekonomike. Ku të vete unë tani, ku të drejtohem? Të mbytem në liqen! Dua të më japë shteti një punë ose ndihmë.”

4s

Gazetarja e “STOP” iu drejtua bashkisë së qytetit të Pogradecit, e cila përmes nënkryetarit Polikron Balliu, premton se në planet e ardhshme do të jetë edhe një projekt për këtë komunitet.

A ka një plan për të rehabilituar sadopak godinën ku jeton ky komunitet?

Situata në atë godinë është e qartë për bashkinë, pra njihet dhe është e tillë prej gati 20 vjetësh. Aty banojnë disa familje, rreth 40 familje kryesisht romë dhe egjiptianë. Ata janë në vëmendjen e bashkisë dhe në projektet tona që ka kryesisht Drejtoria e Çështjeve Sociale për t’u ardhur në ndihmë dhe për ta përshtatur atë objekt.

Zoti nënkryetar, më vjen keq që po jua them, por jo vetëm në këtë bashki edhe në të tjera thonë që e kemi në projekt. Ju keni katër vite në Bashki, a do të bëhet gjë konkretisht?

Ne jemi një staf i ri në këtë bashki, 1 vit kemi sepse ajo ndërtesë ka qenë në një njësi tjetër administrative ndërsa sot është pjesë e Bashkisë Pogradec dhe prandaj them që do të jetë pjesë e projektit dhe shumë shpejt besoj se do të realizohet. Tani jemi në hartimin e buxhetit të ri dhe besoj se do ta vendosim një zë të veçantë për rehabilitimin dhe përshtatjen e këtyre ambjenteve.”

/ tvklan.al