Portali “Mësues për Shqipërinë” ka qenë një nga reformat që Ministria e Arsimit ka trumbetuar me të madhe. Nëpërmjet këtij portali shumë kandidatë për mësues mund të aplikonin dhe më pas të përzgjidheshin për një vend pune. I tillë është edhe rasti i Geraldit nga qyteti i Pogradecit, i cili në portalin e vitit 2015 është renditur në vendin e dytë, por ai vazhdon të jetë në pritje të një vendi pune. Gerald Kastrioti tregon në “STOP”, se pasi doli fituesi i dytë në portalin “Mësues për Shqipërinë” mësoi hapjen e një vendi vakant në shkollë, në të cilën mori përgjigje se duhej rregulluar sistemi dhe zakonisht kjo ndodhte në fillim të vitit shkollor.

stop 2

Nga rezultatet paraprake të portalit jam renditur i dyti në qarkun e Korçës dhe si rrjedhojë i rrethit të Pogradecit. Pas punësimit të kandidatit të parë, unë jam klasifikuar si i pari në listën “Mësues për Shqipërinë”. Që nga ajo kohë nuk kam reshtur së kërkuari vendin e punës. Në muajin maj në një shkollë 9 – vjeçare në rrethin e Pogradecit është krijuar një vend pune, për shkak të daljes në pension të një zonje dhe unë kam shkuar për të kërkuar të drejtën time, në varësi të pikëve që kam pasur dhe më është  thënë që, zonja ka qenë me 16 orë dhe jo me normën e plotë 21 orë. Kam kontaktuar me zonjën Lindita Nikollën dhe më ka thënë që, mos u shqetëso sepse nuk bëhet emërimi në fund të vitit, por në fillim të vitit shkollor, pra në shtator. Kam shkuar në shtator për t’u interesuar sërish, ai vend nuk ka qenë më. Unë kam kryer studimet e larta në Tiranë për lëndën Edukim Fizik.”

stop 3Ilir Tora, drejtor i Zyrës Arsimore Pogradec shpjegon për “STOP”, se sapo të hapet një vend pune për mësimdhënie në Edukim Fizik, ai do të thirret. Në të kundërt, ose duhet të konkurojë sërish në portalin “Mësues për Shqipërinë”, ose të bartë pikët në konkurimin e vitit tjetër.

Nuk është krijuar akoma vend pune për lëndën Edukim Fizik, që të ftohet Geraldi. Me t’u krijuar vendi vakant për këtë lëndë, Gerald Kastrioti do të ftohet të fillojë punë. Duhet t’iu sqaroj se problemi është i tillë që, vendi vakant që është hapur në një shkollë 9 – vjeçare, ne kemi rregulluar sistemin arsimor aktual dhe Geraldi duhet ose të mbartë pikët për portalin që vjen ose të ritestohet edhe njëherë në portalin e ardhshëm.

Në qoftë se do të kemi fitues të tjerë të 2016 – s, Geraldi automatikisht skualifikohet?

Geraldi në qoftë se mbart pikët do të renditet në pozicionin e pikëve që ka. Ne nuk e dimë sesi do të jenë rezultatet e kandidatëve, që do të aplikojnë në portalin e ardhshëm.

Pra nëse futet në portalin e 2016 – s i humbet mundësia që ka pasur në renditjen e 2015 – s?

Po i humbet ajo mundësi pasi ka vlerë deri në portalin e ri.”

stop 4Për deputetin e Partisë Demokratike Luciano Bocin, ky portal është një abuzim, pasi nuk tregon as vendet vakante dhe as shpall fituesit.

Është skemë e pastër mashtrimi. Kujtoj që ky portal u ndërtua për të mbuluar zhurmën e madhe të rasteve skandaloze me emërimet korruptive dhe politike. Numri në fillim ka qenë i madh, më pas u duk, që vitin tjetër për shkak të mënyrës së aplikimit, për shkak të mashtrimit të tij, besimi ra dhe 50 % e atyre që konkuruan një vit më parë, u futën në konkurim dhe këto shifra janë më të ulëta edhe këtë vit. Ka edhe një element shumë të rëndësishëm në faqen e ministrisë, nuk pasqyrohen vendet vakante sipas Drejtorive Arsimore. Për vitin e kaluar Drejtoritë Arsimore nuk publikojnë emërimet që janë bërë në bazë të portalit.”

/TV KLAN