Manjola Xhafa, një qytetare rome ankohet në emisionin “Stop” se nuk i regjistrojnë djalin në shkollën “Ardian Klosi”, ku i takon në bazë të vendbanimit. Orgito ndjek klasën e dytë në shkollën “Ramazan Jarani” , që ndodhet gjysmë ore larg shtëpisë së tij.

Drejtori i shkollës “Ardian Klosi”, Gjergji Vangjeli thotë se Manjola nuk ka shkuar kurrë të regjistrojë djalin, por ajo pohon të kundërtën.

Pas interesimit të emisionit “Stop” sëbashku me kreun e shoqatës së romëve, Orgito merr shpërnguljen nga shkolla ku është aktualisht dhe transferohet tek “Ardian Klosi”.

“Denoncoj shkollën “Ardian Klosi” sepse nuk ma pranon djalin në shkollë. E çoj djalin te shkolla “Ramazan Jarani”, që do gjysëm ore të shkojë në shkollë. Kam shkuar për ta regjistruar këtu dhe më kanë thënë kur të mbarojë semestri i parë. Kur është ftohtë, më ikën fëmija në mes të ftohtit atje sepse këta kanë racizëm, nuk ma pranojnë fëmijën në shkollë”,

shprehet e revoltuar e ëma e Orgitos, Manjola Xhafa.

Gazetarja e emisionit “Stop” i drejtohet shkollës “Ardian Klosi”, ku komunikon me drejtorin e saj, Gjergji Vangjelin.

Por drejtori mohon që Manjola të ketë shkuar për të kërkuar regjistrimin e të birit dhe thotë se të gjithë fëmijët që ka çuar Klaudio, përfaqësuesi i shoqatës për të drejtat e romëve, janë regjistruar dhe shkollohen në këtë shkollë. Manjola shprehet: “Kam ardhur. Unë s’do gënjej, s’do e çoja veten deri te ‘Stopi’’.

Pavarësisht ballafaqimit me nënën e Orgitos, drejtori Vangjeli këmbëngulte se të gjithë fëmijët janë regjistruar, duke pretenduar se Orgito nuk ka qenë në listë. Ndaj gazetarja e emisionit “Stop” telefonon përfaqësuesin e Komunitetit Romë.

https://www.youtube.com//embed/a33YA62pSnQ

Gazetarja – Si jeni?

Përfaqësuesi i Komunitetit – 

Mirë! Si je ti?

Gazetarja – Kam informacion që ju jeni interesuar për fëmijët e komunitetit rom për regjistrimin në shkollën “Ardian Klosi”.  

Përfaqësuesi i Komunitetit- 

Po!

Gazetarja – Ka qenë në listë emri i Orgito Xhafës?

Përfaqësuesi i Komunitetit- 

Në listat e dyta është hequr emri i Orgitos sepse nga ajo që kishte shumë emra nxënësish të një Komuniteti, për mos u krijuar një klasë degreguar, është hequr.

I vendosur para përgjegjësisë, drejtori Gjergji Vangjeli tha se Orgito mund të shpërngulet nga shkolla “Ramazan Jarani” e të regjistrohet në klasën e dytë të shkollës “Ardian Klosi”. /

tvklan.al