“Rilindja” në arsim? Ndodh që vendin e punës ta fitosh dhe me lista notash të falsifikuar. Rasti është denoncuar në emisionin “Stop” në Televizionin Klan.

Në Devoll, drejtori i zyrës arsimore Alban Fetolli, ka falsifikuar dokumente dhe lista notash për të fituar këtë post.  Ai vetë dhe drejtori i DAR në Korçë, Koço Grabocka, e mohojnë këtë fakt.

Por “Stop” ka siguruar listën e notave të tij dhe konkurrentëve të tjerë duke nxjerrë bllof zyrtarët dhe procesin e përzgjedhjes.

stop 3

Po është e vërtetë që unë kam konkurruar në Drejtorinë Arsimore në Korçë, në janar të vitit 2014. Ndërsa për pjesën që ju po më prezantoni është pjesa juaj. Dokumentacioni është çuar tek DAR-i  i Korçës, ju mund të vini të verifikoni çfarë dokumentesh kam dorëzuar unë atje

”, ka thënë Alban Fetolli.

stop 1

Ndërkohë drejtori i DAR në Korçë, Kico Grabocka, në lidhje me këtë ngjarje shprehet:

E njohur nga drejtoria jonë, çështja e zotërisë në fjalë, që është përgjegjësi i zyrës arsimore Devoll, zotit Fetolli, që në fillesat  e konkursit ne kemi hasur një problematikë të tillë dhe përveç dokumentit origjinal, që ai i ka bashkangjitur dosjes së tij të konkurrimit, drejtoria ka marrë menjëherë masat për të bërë verifikimet e saj dhe me bindje ju them, që në atë kohë ne zyrtarisht kemi kërkuar pranë “Fakultetit të Gjuhëve të Huaja”, degës së Anglishtes, listën e notave, të zotit Fetolli dhe ne e kemi prezente këtë listë, që e vëmë edhe në dispozicionin tuaj, se çfarë ka ndodhur me zotërinë në fjalë. Pasi ne u siguruam që dokumenti në origjinal nga ai që zoti Fetolli ka paraqitur nuk kishte ndryshime, pra siç thatë ju falsifikim, vazhduam procedurat e konkursit për janarin e 2014

.

stop 2

Një tjetër detaj që hedh hijet e dyshimit për këtë vërtetim të falsifikuar është se në atë periudhë, kur u bë mediatike edhe ky vërtetim fals, zoti Fetolli u pezullua për një kohë të caktuar nga posti.

Por kush ishte motivacioni i pezullimit të Z. Fetolli?  Ai jep një pretendim ndryshe nga Z. Kiço Grabocka, pra kanë mendime të ndryshme sa i përket pezullimit nga posti në atë periudhë.

Gazetari: Kush ishte shkaku i hapjes së këtij procesi gjyqësor në Gjykatën Administrative?

Alban Fetolli: Thjesht ndërprerja padrejtësisht e punës, pra ndërkohë që unë ndodhesha në trajnim ishte marrë një vendim për zëvendësimin tim, për shkak të largimit tim.

Gazetari: Nga kush?

Alban Fetolli: Nga DAR-i  Korçë.

Gazetari: Ndonjë motivacion në këtë letër?

Alban Fetolli: Jo, ndonjë motivacion nuk më është dhënë.

Ndërkohë drejtori i DAR Korcë, Kico Grabocka shprehet:  

Ka pasur një moment, në punën dhe komunikimin e përgjegjësit të zyrës arsimore Devoll, le të themi me një qytetar atje çështja ka marrë një ecuri ndryshe nga normalja do të thotë që i janë drejtuar edhe organeve përkatëse. Në momentin që ne marrim një njoftim të tillë, detyrohemi të ndërpresim dhe jo shkarkojmë, pra kemi pezulluar marrëdhëniet me zotin në fjalë derisa kjo situatë të mund të qartësohej sepse kishim disa dyshime. Gjithsesi ne pritëm të kishim një zgjidhje të tillë, kjo nuk u realizua./tvklan.al