Kompania italiane ABK, nisi aktivitetin në Shqipëri në fushën e qeramikës, në bashkëpunim me një sipërmarrës shqiptar. Presidenti i saj, Aldo Zanibani tregon në një bisedë telefonike në emisionin “STOP” se mori ambiente me qira nga Ilirjan Beqaraj. Por më pas konstatoi se objekti kishte 6 milionë lekë të vjetra energji të pa paguar. 

Unë jam presidenti i ABK Italia. Ne jemi një kompani italiane e specializuar në fushën e qeramikës, ku prodhojmë qeramikë për të gjithë Europën dhe eksportojmë në të gjithë botën. Ne kemi filluar të shesim produktet tona në Shqipëri rreth 8 vite më parë, nëpërmjet tregëtarëve dhe më pas ne vendosëm që të hapim një “Showroom” edhe në Shqipëri. Duke vënë re se tregu shqiptar po rritej dukshëm dhe patëm besimin në hapjen e këtij “Showroom-i”, duke investuar shumë para. Fillimisht ishte mirë. Morëm një ambient me qira dhe i paguam të gjitha detyrimet kontraktuale, duke pasur besim që po bëjmë biznes me një njeri të ndershëm. Madje kemi paguar edhe paradhënien e qirasë të ambientit të “Showroom-it”, më shumë se një herë.

Përgjegjësit që kishim vendosur në “Showroom” na njoftuan më vonë se kishin dalë disa probleme me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe të ujit, pra pa kushtet optimale që duhen për mbarëvajtjen e Showroom-it tonë në Shqipëri.”

Mosmarrëveshjet për këtë problem i çuan palët në gjykatë, por gjykata “nuk e gjeti kurrë” adresën e kompanisë, për ta njoftuar për përballjen gjyqësore.

Drejtoresha

Ti e di shumë mirë, kur çon objektin në një X vend. E di dhe e mban mend edhe arsyen, përse e ke kthyer…

Postieri

Është fiksuar me një fjalë, si tip i panjohur në atë… Se ta kthej tre herë një ketër nuk më ka bërë vaki.

Drejtoresha

Një sekondë! I panjohur, e di çfarë domethënë i panjohur?

Postieri

I panjohur, përshembull që nuk e njoh unë, nuk më është fiksuar.

Drejtoresha

Ej! Alo, alo! Një sekondë, le ta marrin vesh këto. Dëgjo këtu! Kur është në emër të subjektit, ti nuk mund të thuash që është subjekt i panjohur, sepse ti ke çuar edhe korespondenca të tjera tek ky subjekt. Megjithatë jemi përballë një fakti, që ky është shpërndarës i vjetër dhe e njeh zonën, ç’ka do të thotë që adresën tuaj e njeh.

Pasi posta dështoi për njoftimin e ABK Albania dhe si rrjedhojë kjo kompani nuk u paraqit asnjëherë në seancat gjyqësore, gjyqtari, në bazë të procedurës këto seanca i bëri në “Shpallje”, ku një nga “Shpalljet” duhet të ishte bërë edhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Përgjigja zyrtare që vjen nga QKB-ja është se ka ardhur shkresa me:

Numër 11479 Akti, datë 17.11. 2016, protokolluar me tonën me numër 10222 datë 25.11.2016. Nga verifikimi i kryer në portalin e QKB-së rezulton se kjo shkresë është publikuar në menunë “Shpallje”.

Ndërsa dokumenti më i rëndësishëm i ABK Albania, ai i datës 07.12.2016 ku është urdhëri i ekzekutimit për zbatim të vendimit nuk është shpallur pranë QBK-së dhe kjo kompani nuk e ka marrë vesh që ka pasur një proces gjyqësor dhe ka qenë i paditur nga Ilirjan Beqaraj./tvklan.al