Emisioni “STOP” sjell në vëmendje ngjarjen e ndodhur në Nëntor të vitit 2016, ku shefi i Departamentit të Historisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Simon Lufi dhe zëvendësdekani Rokin Daberdaku u arrestuan për korrupsion pasiv. Por emisioni “STOP” ka mësuar se Daberdaku është liruar dhe kthyer në punë, ndërsa Lufi vijon në arrest shtëpie.

Artan Dragoni, kancelar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër tregon për masën e sigurisë për dy pedagogët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Gjykata ka vendosur masën e sigurimit “arrest me burg në mungesë”. Brenda tri ditëve Prokuroria ka bërë rivlerësimin e masës së sigurisë, e cila gjykata ka vendosur “Garanci pasurore” për Simon Lufin me arrest shtëpie. Po të njejtën gjë edhe për Rokin Daberdakun.”

Ndërkohë, Gjykata e Apelit Shkodër ka dalë me vendimin numër 644 datë 12.12.2016 e cila ka vendosur:

“Revokimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” me mbikqyrje elektronike parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale dhe caktimin e masës së sigurimit i ndalimit të daljes jashtë shtetit parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale ndaj të dyshuarit

Rokin Daberdaku. Ndërsa për zotin Simon Lufi, Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur miratimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.”

Për zotin Simon Lufi u la masa që është kërkuar nga prokurori i çështjes, kurse për zotin Daberdaku u rivendos një masë tjetër, e cila thotë që ai nuk duhet të kalojë kufijtë e Shqipërisë, por vendimi i Gjykatës së Apelit Shkodër nuk shprehet për kthimin apo jo në vendin e punës.

Rektori i Universitetit të Shkodrës, Adem Bekteshi shpjegon:

Njëri është në arrest shtëpie ndërsa tjetri ka dalë dhe Gjykata ka thënë se është në hetim.

A është në punë akoma?

Po, por pa u shpallur fajtor akoma si mund të dënohet ai.

Po ato janë shpallur fajtorë…

Jo, sepse nuk është bërë gjyqi.

Është bërë e kam unë vendimin.

Po sille ta shikoj se unë s’di gjë. Mua më ka sjellë një vendim Gjykata, që për njërin është “arrest shtëpie” dhe tjetri “detyrim paraqitje”, për Rokin Daberdakun. Ai ka një masë për mos me dalë jashtë vendit, por nuk ka marrë asnjë masë tjetër. Mua kur ma solli Gjykata u konsultova edhe me Kryetarin e Gjykatës dhe më tha që t’i kthej në punë, derisa të merret vendimi përfundimtar./

tvklan.al