Emisioni “STOP” është ndalur këtë të premte në një problematikë në fshatin Gorisht. Përgjegjësi dhe punëtorët e Qendrës së Përpunimit të Naftës thonë, se ujrat e vendburimit të naftës derdhen në ambient, duke shkaktuar ndotje. Uji i nxjerrë sipas rregullores, duhet të injektohet sërish në pus.Kushtet në këtë ndërmarrje janë të mjerueshme, pasi prej dekadash askush nuk ka vënë dorë, për të përmisuar infrastrukturën. Nga ana tjetër punonjësit nuk përfitojnë as dieta dhe kanë kushte pune skandaloze.

Punëtori – Ai duhet të jepte shpjegim ty

Gazetarja – Po dieta merrni ju?

Punëtori – Asgjë, marrim sytë tanë.

Punëtori – 300 mijë … Kam marrë ilaçe unë tani 40 mijë lekë.

Gazetarja – Sa orë punon?

Punëtori – 8 orë.

Bashkim Bedini, kryeinxhinier pranë Qendrës së Përpunimit të Naftës në Gorisht thotë se çdo gjë ka një afat dhe me kalimin e kohës sistemi amortizohet.

Që të jemi në rregull në raport edhe me terrenin, për të mos ndotur mjedisin nga ana teknologjike ka edhe një zgjidhje. I gjithë uji që çlirohet nga fluidi që del nga puset, injektohet përsëri në shtresë. Kjo është metoda më e mirë, por kjo ka infastrukturën e saj, ka linjat, ka stacionet e pompimit të cilat kanë jetëgjatësinë e tyre.

Drejtori i ndërmarrjes Mëno Besimaj pranon se nuk kanë leje mjedisore, por me administrimin e ri të Albpetrol nga “Stream Oil&Gas” në drejtim të shtetit, çdo gjë do të ndryshojë.

Uji që derdhet atje është i përpunuar me lëndët që i dinë inxhinierët sepse nuk mund të flas dot për këtë sesi po punohet. Inspektoriati i Mjedisit ka ardhur ditën e shtunë, nuk është se ka bërë matje, por ka parë situatën me sy dhe ka vendosur një gjobë administrative prej 1 milion lekë të reja. Ndërkohë, leja mjedisore nxirret nga Ministria e Mjedisit. Aktualisht këtë leje mjedisore nuk e kemi këtu, ajo ndodhet në zyrat e Albpetrolit në Patos.

Po përsa i përket kushteve të punëtorëve, a do të merren masa për këtë?

Në programin e punës janë të përcaktuar të gjitha. Ne si qendër e prodhimit të naftës kemi bërë kërkesat tona për veshmbathjen e punëtorëve, të cilat janë të planifikuara. të gjithë punëtorët sipas turneve do të jenë të veshur me veshjet që ka firma. Ndërkohë, pjesa tjetër e dietës ushqimore është e përcaktuar, është e hedhur tek paga dhe marrin një kuotë ditore 11 mijë lekë të reja në muaj./

tvklan.al