“STOP” vë në lëvizje institucionet, shkarkohet kreu i mjedisit në Gjirokastër



Menjëherë pasi emisioni “STOP” transmetoi abuzimet e përsëritura të Kristaq Thimjos, drejt qytetit jugor u nis sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në cilësinë e kreut të komanduar të ISHMP.

Pas inspektimit, Plarent Ndreca deklaroi shkarkimin e Kristaq Thimjos, pasi siç tha ai, konstatimet e bëra në emisionin “STOP” ishin të vërteta dhe veç kësaj për një vit, Thimjo nuk e ka patur statusin e nëpunësit civil, çka i bën nuk veprimet dhe vendimet e tij.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit reagoi pas transmetimit në emisionit “STOP” të shkeljeve të njëpasnjëshme të Kristaq Thimjos, kryeinspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Gjirokastër. Sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Plarent Ndreca iu drejtua Gjirokastrës për të inspektuar çështjen e Thimjos.

“Fatkeqësisht, dy veprime u konstatuan si të vërteta dhe të sakta, të konstatuara dhe nga ju. Kryeinspektori i deritanishëm në detyrë ka dhënë një autorizim në konflikt të plotë interesi, pra në shkelje të ligjit për konfliktin dhe parandalimin e interesave, për të cilën sigurisht që do të mbajë përgjegjësinë e tij. Gjithashtu kryeinspektori ka gabuar në sjelljen e tij me inspektorët.”

Ndreca shprehu një konstatim mjaft të rëndë që ka bërë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ku ka rezultuar se Kristaq Thimjo nuk ka statusin e nëpunësit civil prej një viti.

“Praktikisht ka një vit që zotëria ushtron detyrën në shkelje të plotë të ligjit, në mospasjen e statusit apo autorizimit ligjor për ta ushtruar këtë detyrë.”

Në cilësinë e kryeinspektorit të çështjes Thimjo, Plarent Ndreca vendosi largimin e menjëhershëm nga detyra të Kristaq Thimjos.

“Përsëris edhe një herë falenderimin për emisionin tuaj, për bashkëpunimin që kemi dhe uroj që të kemi edhe bashkëpunime të tjera të kësaj natyre sepse në fund të ditës ju na ndihmoni shumë në këtë proces.”   

Kristaq Thimjo tanimë nuk do të mund të abuzojë sërish me postin e tij si kryeinspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Gjirokastër./ tvklan.al

Kategori
AktualitetLajme nga EmisionetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*