Haki Zekthi, një invalid që vuan nga një sëmundje e rëndë, prej dy vitesh nuk mund të lëvizë. Me një kërkesë modeste, por jetësore për të, i është drejtuar emisionit investigativ “STOP”.

Ai kërkon një karrocë, pasi është i pamundur fizikisht të lëvizë për shkak të paralizës.

Stafi i emisionit ka udhëtuar drejt Kuçovës, aty ku edhe banon familja Zekthi. Bashkëshortja e tij, Faire Zekthi tregon se kushtet e jetesës i kanë të vështira dhe veç kësaj, i duhet të kujdeset për Hakiun, si të ishte një fëmijë.

stop 2

 Cili është problemi juaj, përse ju drejtuat emisionit investigativ “STOP”?

“Unë jam Faire Zekthi, e shoqja e Hakiut. Hakiu ka që në vitin 2000 që është i sëmurë me një sëmundje të rrallë, si pasojë arriti deri në këtë pikë, ka 2 vjet që nuk lëviz fare.”

Përfiton kemp zoti Haki?

“Përfiton 150 mijë lekë.”

Çfarë kërkon ti se kempin e përfiton, çfarë nuk përfiton z.Haki?

“Nuk përfiton përkujdesjen për verbërinë edhe po më ndihmuat për një karrocë që ta lëviz sepse s’kam njeri, unë dhe ky jemi.”

kkk

Haki Zekthi:

Kërkoj nga Televizioni Klan të na ndihmojë me një karrocë invalidi se kam dy vjet që jam paralizuar . Kam besim se edhe kolektivi i Klanit e sensibilizon opinionin për këto gjëra.”

Pas kësaj interviste shumë shoqata dhe individë i kanë ardhur në ndihmë familjes  Zekthi.

sssss

Lidhur me rastin e tij, Kryetarja e qendrës së zhvillimit social-psikologjik, Marsela Lekli e ardhur pranë Televizionit Klan i mundësoi Hakiut një karrocë, duke i siguruar në këtë mënyrë edhe pak lehtësi lëvizjeje.

“STOP” ka udhëtuar më pas drejt Kuçovës për t’i dërguar karrocën e shumëpritur Hakiut.

aaa

Familja Zekthi nuk i kanë kursyer urimet e tyre për emisionin “STOP” , Televizionin Klan dhe atyre që i plotësuan këtë dëshirë jetike./tvklan.al