Në Gjykatat shqiptare ndodhin çudira! Pa qenë prezent, ti mund të bëhesh pjesë e një procesi gjyqësor, apo më keq akoma çështjen ta fitojë një njeri tjetër që nuk ka lidhje.

Rasti më flagrant është transmetuar në emisionin investigativ “Stop”. Mexhit Kalaja nga qyteti i Krujës ka denoncuar se ai është bërë pjesë e një gjyqi, që familjarët e tij kishin nisur. Bëhet fjalë për pronën që ia kishte lënë trashëgimi babai. Kalaja tregon se vendimi është dhënë nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

mexhiti

“Kam probleme me Gjykatën e Krujës, për probleme pronësie. Kur merret një problem për pronën, sidomos për babain tim duhet të thirrem unë. Është bërë në fshehtësi”, thotë Mexhit Kalaja.

vendimi 1

Por çudia është se gjyqi është bërë me një numër vendimi që nuk i përket kësaj familjeje. Vendimi numër 526 i përket qytetares nga Korça, Dashuri Toska, të cilën Mexhiti as që e njeh. Epo, dhe ndodh… Por në Shqipëri ama, jo në vend tjetër!

/tvklan.al

vendimi 2