Drejtoria Arsimore ka pezulluar nga detyra drejtoreshën e shkollës nëntë vjeçare “Kongresi i Manastirit”, pas skandalit  me tekstet jashtëshkollore që u jepen nxenësve të klasës së tretë të denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan.

Libri i ofruar nga mësuesit e ciklit fillor, ka në brendësi të shpjeguar në mënyrë të detajuar mënyrën e riprodhimit dhe organet gjenitale.

Edhe pse ai u shitej nxënësve të shkollës, drejtoresha shprehet se nuk ishte në dijeni të përmbajtjes së tij dhe për më tepër e konsideron normal tekstin me përmbajtje të fortë seksuale.  

Por skandali shkon edhe më tej. Ky libër nuk u është dhënë për herë të parë nxenësve të klasës së tretë të kësaj shkolle. Ata e kanë pasur në përdorim edhe një vit më parë. Janë vetë nxënësit e klasave të katërta që pohojnë se e kanë blerë nga mësuesit.

Libri është jashtëshkollor dhe nuk bën pjesë në kurrikulën mësimore. Ai është futur në shkollë në kundërshtim me rregullat. Nxënësit thonë gjithashtu ai nuk është libri i vetëm jashtëshkollor që u është shitur nga mësuesit.

Tv Klan