Thomas Strakosha po bind Lazion nga ndeshja në ndeshje. 22 – vjeçari shfrytëzoi mundësinë e dhënë këtë sezon dhe në Itali janë të bindur se ai do të jetë portieri i të ardhmes te ekipi kryeqytetas. Etrit Berisha u huazua te Atalanta duke i hapur rrugën Strakoshës, edhe pse e ardhmja e titullarit të Kombëtares nuk është përcaktuar ende, pasi është ende nën kontratë te Lazio.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se po punohet që Thomas Strakosha të jetë titullar sezonin e ardhshëm. 22 ndeshje këtë sezon krijuan përvojën e duhur te djaloshi shqiptar. Paraqitjet e tij në Derbi në kampionat e kupë ishin një plus, pasi rritën edhe vlerën e kartonit. 2,5 milionë euro vlerësohet nga faqja e specializuar

Transfermarkt.com

. Thomas Strakosha ka mundësinë të tregojë aftësitë e tij edhe në finalen e Kupës së Italisë me Juventus apo në Europa League ku Lazio është kualifikuar në fazën e grupeve./TvKlan