Thomas Strakosha e ka fituar më parë Kupën e Italisë, por duke qëndruar në stol. Portieri shqiptar i Lazio – s ishte pjesë e ekipit në finalen e 2013 me Romën ku nuk luajti për asnjë minutë. Sot në stadiumin “Olimpico” Strakosha do të jetë protagonist në finalen me Juventus – in. Portieri i Kombëtares shpreson t’i mohojnë Juventusit këtë trofe.

“Shpresojmë që ta fitojmë këtë finale, që të mos marrin 3 trofe, kështu i prishim pak historinë.”

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri shmangu presionin në konferencën para ndeshjes, duke thënë se nuk e ka mendjen te tripleta, por në rradhë të parë të fitojnë Kupën e Italisë. Trajneri i Lazio – s, Simone Inzaghi tha se duhet të fitojnë këtë trofe për të hapur një cikël të ri. Thomas Strakosha nuk ka luajtur më parë kundër Juventus – it, por këtë sezon numëron 22 ndeshje me Lazio – n, duke krijuar përvojën e duhur.

Finalja do të luhet sot në orën 21:00. Në përballjet e mërparshme secili ekip ka nga një sukses në këtë turne. Juventus deri më tani ka fituar 11 herë Kupën e Italisë, ndërsa Lazio në 6 raste.

/Tv Klan