Lazio synon një vend në Champions League e ardhshme dhe barazimi në derbi të dielën nuk e ka ndalur dëshirën për ta arritur këtë objektiv.

Thomas Strakosha ishte me fat në disa momente, por edhe vendimtar në disa të tjerë. Portieri shqiptar i Lazios pas zhgënjimit në Europa League pak ditë më parë shpreson të bëjë hapin e madh, për të luajtur në grupet e Champions.

“Një barazim i rëndësishëm për ne, ndoshta meritonim të shënonim, por kemi ndeshje të tjera përpara. Duhet të japim më të mirën për të arritur ëndrrën që të marrim pjesë në Champions.”

Lazio është në të njëjtën kuotë pikësh me Roma, por vetëm me 1 pikë më pak është Inter që kërcënon. Në Serie A kanë mbetur edhe 6 javë nga fundi. Juventus me fitoren 3 – 0 me Sampdoria dhe barazimi pa gola me Milan i Napoli e vështirëson objektivin e ekipit të Elseid Hysajt për titullin. Juve është 6 pikë larg, ndërsa përballja direkte do të jetë të dielën e ardhshme. Ky takim pritet të vendosë shumë.

Tv Klan