Thomas Strakosha nuk mund të quhet një zëvendësues i Marchetti te Lazio. 21-vjeçari po tregon gjithmonë e më shumë se i jep siguri portës së skuadrës së Simone Inzaghi. Vlerësimet nga ndeshja në ndeshje janë rritur madje në 3 sfidat e fundit ai nuk ka pësuar gol, një ecuri pozitive që nuk i ndodhte Lazio prej 2 vitesh.

Strakosha ishte në portë edhe në derbin e parë të Kupës së Italisë, duke ndihmuar ekipin e tij të fitojë këtë sfidë prestigji për herë të parë prej vitit 2013. Thomas Strakosha po tregon pjekuri me lojën e tij, i sigurt në daljet dhe garanci me pritjet e tij.

Mes portierëve të cilët kanë zhvilluar të paktën 10 ndeshje në kampionat renditet pas një tjetër shqiptari, Etrit Berishës. Strakosha ka një përqindje pritjesh prej 81%, vetëm 1% më pak se Berisha, që është i pari në këtë renditje. Thomas Strakosha po tregon kështu që Kombëtarja ka fituar një tjetër portier.

Tv Klan