Thomas Strakosha të dielën do të kthehet në stadiumin ku debutoi më 20 Shtator të 2016. Lazio do të luajë me Milan dhe tashmë portieri shqiptar ka më përvojë.

Ndoshta ajo përballje e humbur 2 – 0 nga skuadra laciale ishte shkëndija e parë për Strakoshën që është në rritje nga ndeshja në ndeshje.

Ndërhyrjet e tij janë të jashtëzakonshme falë të cilave meritoi vendin e titullarit dhe rinovimin e kontratës. Për gazetën “Il Messaggero” do të jetë një duel mes dy të rinjve Strakosha dhe Donnarumma. Lazio po ecën me hap Champions dhe 15 pikë nga 46 të marra deri më tani janë tërësisht meritë e portierit të Kombëtares.

Në 22 takime në këtë sezon të Serie A thuajse 90 pritje që vlejnë.

Tv Klan