Super në rastin e Khedira. Gjigand ndaj Higuain. Hyn në histori pasi priti penalltinë e Dybala. Kështu e përshkruan “Corriere dello Sport” paraqitjen e Thomas Strakosha ndaj Juventus. Portieri shqiptar meriton notën 9 dhe një vend në formacionin e javës së tetë në Serie A.

Vetëm Mauro Icardi është vlerësuar njësoj, sepse edhe ai ishte vendimtar, por në derbin e Milanos. 22-vjeçari shqiptar po konfirmon në çdo ndeshje se është zgjedhja e duhur.

Thomas Strakosha është shfaqur modest para gazetarëve edhe pse ishte faktori kryesor për atë sukses 2 – 1 ndaj Juventus në Torino. Një sukses i dyfishtë pas atij suksesi në finalen e Superkupës së Italisë.Trajneri i ekipit ideal për javën e tetë është Simone Inzaghi ai që besoi te Strakosha rreth një vit më parë kur e aktivizoi në sfidën me Milan më 20 shtator të vitit të kaluar në “San Siro”. 

Tv Klan