Lazio fitoi derbin e parë me Roma pas gati 4 vitesh dhe në portë ishte Thomas Strakosha. Lacialët triumfuan 2 – 0 në gjysmëfinalen e parë të kupës dhe për këtë ndihmoi edhe Strakosha, i cili u tregua i vëmendshëm në momentin e kërkuar. Ndërhyrjet e tij shmangën gola të sigurt.

Një tjetër provë bindëse për shqiptarin. Nuk pati të njëjtën paraqitje Mërgim Mavraj. Skuadra e Hamburg ku luan mbrojtësi i Kombëtares u eliminua nga kupa e Gjermanisë në fazën çerekfinala pas humbjes 2 – 1 me Borussia Monchengladbach.

Mavraj shkaktoi 11-metërshin që solli golin e parë të rivalëve. Pak minuta lojë për Sokol Cikalleshin në sfidën përballë ekipit që zotëton kartonin e tij Basaksehir.

Sulmuesi shqiptar la fushën i dëmtuar në takimin që Akhisar barazoi 1 – 1 në takimin e parë çerekfinale të Kupës së Turqisë./ TV KLAN