Një tjetër dështim i Pescara dhe lojtarëve shqiptarë. Ekipi abrucez humbi përballjen me një rival direkt për mbijetesë si Crotone që largohet nga fundi i renditjes.

Një paraqitje e dobët duke nisur nga kapiteni Ledian Memushaj, i cili veç të tjerave goditi keq edhe një 11-metërsh.

Mesfushori i Kombëtares kishte gabuar edhe një penallti në takimin me Lazio. Nuk dha rezultat edhe hyrja në e fushë e Rei Manajt gjatë pjesës së dytë. Sulmuesi nuk solli rrezik në zonën kundërshtare.

Si Memushaj dhe Manaj janë vlerësuar me notën 4,5. Një paraqitje ndryshe e Thoma Strakoshës. Portieri hyri në fushë pas pushimit mes dy pjesëve në fitoren 2 – 1 në fushën e Sampdoria.

Strakosha pësoi një gol, por shmnagu një tjetër në goditjen e Quagliarella. Lazio ndodhet në zonën e kupave të Europës. / TV KLAN