“Çelësat e portës në dorë të numrit një”.

Ky është titulli i artikullit që një prej gazetave sportive italiane i ka kushtuar, Thomas Strakoshës, tashmë titullar i Lazios.

Nga i fundit tashmë ai është portieri i parë i skuadrës. Artikulli shkruan se fillimisht, edhe për mungesë të eksperiencës Strakosha nuk kishte shumë mundësi për tu aktivizuar

Karriera e tij nisi tek Salerno 2 vite më patë si portier i dytë, në 2016 u transferua tek Lazio si portier i tretë pas Vargic dhe Marchetti, ndërsa sot Strakosha nuk ka askënd para vetes, ai është numri një i trajnerit Inzaghi.

Futu në ndeshje dhe argëtohu, kështu i tha menaxheri i klubit  Angelo Peruzzi dhe që prej asaj dite Strakosha krijoi pozicionin e tij të sigurt në ekip.

Gazeta vlerëson jo vetëm aftësitë teknike por edhe karakterin e tij të qetë qe e bën të përballojë presionin ë ndeshjeve të rëndësishme të kampionatit.

Për Corriere Dello Sport kjo e Strakoshës është historia e shqiptarët i cili nga i fundit, vazhdoi të ëndërrojë, dhe priti me qetësi.

Vendosmëria sot i dha të drejtën e të qenit titullar.

Tv Klan