Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi” , i ka kushtuar një dedikim të veçantë shokut të tij më të ngushtë, Jetnis Dollapi, i cili ndërroi jetë një ditë më parë, pas një aksidenti me motor.

Ai ka postuar në rrjetet sociale një fotografi të mikut të tij, ku përbri saj shkruan:

Fatkeqësitë tregojnë kush ishin e kush janë shokë të vërtetë.

Mos ec pas meje, unë s’udhëheq dot. Mos ec para meje, se mbase s’të ndjek. Ec pranë meje lok më thoshte e mos ta nin o skeme fjalët e fundit që kam nda me ty, para 3 vitesh e që atë ditë e deri sot që u fute në dhe s’të pashë mo. I përjetshëm qoftë kujtimi jot shoku jonë do të kujtoj sa ta kem jetën . Me respekt shoku jot i ngushtë Arkimed Lushaj.

stresi 2

Aksidenti ku humbi jetën i riu, ka ndodhur rreth orës 19:00, të ditës së djeshme,  tek ish-Klubi “Partizani”. 28-vjeçari ka marrë plagë të shumta dhe nuk ka mundur t’iu rezistojë.

Dollapi që drejtonte motorin, me targë TR 430 E, ka humbur kontrollin duke u përplasur me muret anësore të rrugës./tvklan.al