Ndërsa ndodhet në kërkim prej tre ditësh nga policia, nëpërmjet rrjeteve sociale këngëtari Stresi (Arkimed Lushaj) i ka “dërguar” një letër ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në letrën e tij Stresi shkruan se është kundër draftit të propozuar nga ministri, ku këngëtarët nuk duhet të përdorin armë në klipet e tyre.

stresi

Megjithatë këngëtari “harron” se është shpallur në kërkim për një tjetër ngjarje. Natën e ndërrimit të viteve 29-vjeçari ka marrë armën e zjarrit të të atit, , të tipit “Shotgun” dhe ka qëlluar në ajër.

Ky moment është filmuar dhe më pas video është postuar në rrjetet sociale. Nga këtu e ka parë policia, e cila ka nisur kërkimet për të dhe për një tjetër të ri me inicialet E.L.

Në 7 tetor, të vitit të kaluar Gjykata e Apelit e shpëtoi nga burgu reperin e njohur. Kjo gjykatë konvertoi dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, nga 2 muaj burgim në 18 muaj në shërbim prove.

Herën e parë Arkimed Lusha u procedua penalisht, pasi në janar të vitit 2015 u arratis nga ambientet e komisarit nr.3 në Tiranë, pasi ishte ndaluar për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike dhe kishte kundërshtuar punonjësit e policisë./ tvklan.al