stresiArkimed Lushaj edhe pse njihet për “zhurmë” preferon që me anë të rrjeteve sociale të kërkojë paqe. Në Instagram ai ka publikuar një foto në të cilën me anë të 2 gishtave, kërkon paqe, por me kë? Në mbishkrimin e fotos, Stresi shkruan: “Peace”.

Aktualisht, Lusha po merret me projekte të reja muzikore jashtë vendit dhe po e shijon më së mri “arratinë”. Ai vazhdimisht përditëson rrjetet sociale me foto të ndryshme, për fansat.

Ende nuk dihet me saktësi se në cilin shtet ndodhet pasi është shpallur në kërkim nga policia që pas arratisjes nga Komisraiti Nr. 3 në Tiranë, ngjarje kjo që bëri bujë në të gjitha mediat në Shqipëri.

tvklan.al