Shumë prej jush mund ta dijë që stresi shkakton dhimbje në stomak dhe dhimbje koke, por a e dini që stresi iu prish gjithashtu dhëmbët?

Dhimbje shpine, netë pa gjumë, stomak të trazuar. Vetëm të lexosh për pasojat e stresit mund të shkaktojë dhimbje koke. Niveli i lartë i stresit, mund të shkaktojë gjithashtu presionin e lartë të gjakut, diabetin dhe sëmundje zemre.

Ka edhe diçka tjetër, në trupin tonë që ndikohet nga stresi: ngjyra dhe shëndeti i dhëmbëve.

Shtrëngimi ose mpiksja e dhëmbëve, një problem i zakonshëm i dhëmbëve që mund të lidhet me stresin, mund të shkaktojë dhimbje koke, rrafshimin e dhëmbëve, ngushtimin e muskujve të nofullës.

Prishja e dhëmbëve dhe nofullat e ngushtuara nuk janë pasojat e vetme që stresi sjell në shëndetin oral.

Një rishikim i studimeve shkencore të vitit 2007 zbuloi se ekziston një lidhje midis stresit dhe sëmundjes periodontale, që përfshin infeksionet e mishrave të dhëmbëve dhe indeve.

Studimet e fundit në Kanada gjithashtu zbuluan se personat që vuanin nga stresi kanë shëndet më të dobët oral krahasuar me ata që kanë më pak stres.

Një hormon i përfshirë në reagimin e trupit ndaj stresit dëmton sistemin imunitar, duke bërë një person më të prekshëm ndaj sëmundjes së mishrave./tvklan.al