Studio e emisionit “Zonë e Lirë” që transmetohet në televizionin Klan është ndezur këtë të premte nga dy performca të përcjella nga Leo Kika dhe Analia.

Leo Kika është një kërcimtar dhe kjo është hera e dytë që ai performon në studion e “Zonë e Lirë”.

Edhe pse ballydance është një kërcim që zakonisht jemi mësuar ta shohim që ta bëjnë femrat, ai nën ritmin e muzikës interpretoi një kërcim që elektrizoi publikun.

Por, Analia ishte ajo që padyshim e ndezi edhe më shumë studion “Zonë e Lirë” me lëvizjet e saj sensuale.

Ndërkohë, në studio me Arian Çanin ishte dhe Kastro Zizo, i cili rikthehet me një klipin e ri Maca, ndërsa ka zbuluar detaje të reja rreth jetës së tij./tvklan.al